E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rome studentet shqiptar nderojne te vraret e 21 janarit

Komuniteti studentor shqiptar ne Rome ne bashkepunim me shoqaten ILIRIA kane organizuar nje manifestim paqesor prane ambasades shqiptare ne Rome ne
mbeshtetje te viktimave te demonstrates se 21 janarit. Ne mbeshtetje te
studenteve ishte deputetja e opozites e se majtes italiane Rita
Bernardini si dhe perfaqesues te sindikatave italiane dhe te shoqerise civile.

Komuniteti studentor denon me force vrasjen e 3 demonstruesve dhe i kerkon
organeve kompetente zbardhjen e te vertetes gjetjen e autoreve dhe
pergjegjesve te kesaj tragjedie dhe venien e tyre para drejtesise - thuhet ne deklaraten e tyre

Studentet i kane bere thirrje kryeministrit te Shqiperise Sali Berisha si pergjegjesi kryesor per fatet e ketij vendi te terhiqet nga retorika kercenuese ndaj institucioneve dhe te mos pengoje Prokurorine ne punen e saj.

Vec kesaj kerkojme me insistim qe kryetari i qeverise te distancohet
perfundimisht nga modeli Meta perndryshe jemi te detyruar te besojme qe ky
model i perket te gjithe struktures qeveritare dhe si rrjedhoje nuk mund
te perfaqesoje interesat tona-thuhet me tej ne deklarate

Komuniteti studentor shqiptar i shpreh ngushellimet familjeve te viktimave te demonstrates se 21 janarit.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›