E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA-Kosove pakt per mbrojtjen e trashegimise kulturore

Sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton dhe Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, nënshkruan në Departamentin e Shtetit një marrëveshje për mbrojtjen dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore.

Sipas Zërit të Amerikës, duke folur për rëndësinë e marrëveshjes, zonja Klinton përsëriti mbështetjen e fuqishme për sovranitetin dhe tërësinë territoriale të Kosovës.

"Jemi të përkushtuar për të garantuar se e ardhmja që Kosova po përpiqet të ndërtojë do të ketë rëndësi të madhe në radhë të parë për popullin e Kosovës por dhe për të gjithë rajonin", tha Klinton, bën me dije Europa e Lirë. Zonja Klinton tha ndër të tjera se shpreson që për Kosovën Veriu i KosovësFeith: Qeveria të shtrijë autoritetin në veri Udhëtimi i pamundur drejt VeriutPak: Dialog për arritjen e pakteve do të hapet rruga e integrimit në Europë.

Nga ana  e saj, presidentja Jahjaga e quajti marrëveshjen e nënshkruar në Departamentin e Shtetit një akt të fuqishëm simbolik që flet për marrëdhëniet e forta mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara.

Ajo tha se shpreson që vendimi i javës së kaluar i Bashkimit Evropian të hapë rrugën për integrimin e Kosovës në BE.
Veriu i Kosovës
Feith: Qeveria të shtrijë autoritetin në veri
Udhëtimi i pamundur drejt Veriut
Pak: Dialog për arritjen e pakteve

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›