E Shtunë, 31 Tetor 2026

Filmat e animuar shfaqen 5 fituesit

Në kinemane e arkivit të filmit u shfaqën 5 filmat fitues të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit të Animuar “Anifest Rozafa 2011” për fëmijët e shkollave të kryeqytetit. Filmi i parë që u projektua ishte ai i krijuar nga fëmijët e Kroacisë. Drejtori i këtij evenimenti, Artan Maku tha se ky festival ka për qëllim afrimin e fëmijëve me kinemane si dhe rol edukativ. Një ndër synimet e organizatorëve është edhe krijimi i ëork-shopeve që mundëson të njihen fëmijët me mënyrat e realizimit të filmave.
Në edicionin e tij të dytë, ky festival ka prezantuar 195 tituj filmash të animuar. Së shpejti 5 filmat fitues do të rrugëtojnë edhe në Kuçove dhe vende te tjera me qëllim që filmat vizatimor të jenë më pranë fëmijëve.
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›