SHBA, Kriza vë në rrezik popullaritetin e Obamës

Kriza ka vënë në rrezik popullaritetin e Presidentit amerikan, Barak Obama. Sipas sondazhit të fundit të IPSOS popullatiteti i Obamës ka rënë me 47 %, niveli më i ulët nga muaji janar.
Mediat shkruajnë se kjo rënie e popullaritetit- gjen shpjegim në të ashtuquajturin "muajin e tmerrshëm", si pasojë e frenimit të rritjes ekonomike dhe shtimit të nivelit të papunësisë. Kësaj i rëndon edhe frika në rritje e familjeve amerikane, për situatën në Europë.
Sipas sondazheve, niveli i popullaritetit të tij ka rënë me tre pikë brenda një muaji, nga 50 % ne muajin maj ne 47 % ne muajin qershor. Numri i amerikaneve te bindur se vendi po ndjek rrugen e gabuar për të dalë nga kriza është shtuar me gjashtë pike perqindje në një muaj duke arritur ne 63%- nje goditje jo pak e vogel per Obamen, i cili në nëntor synon të marrë mandatin e dyte.