E Shtunë, 31 Tetor 2026

Siria në “luftë civile”

Shefi i paqeruajtësve të Kombeve të Bashkuara në Siri, Herv Ladsous, tha se shteti sirian tashmë ndodhet në luftë civile.

Në anën tjetër, sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton, ka akuzuar Rusinë për përshkallëzim të konfliktit, duke dërguar helikopterë sulmues për regjimin e presidentit Bashar al-Asad.

Moska, më herët, i ka hedhur poshtë akuzat e ngjashme.

Sulmuesit kanë qëlluar monitoruesit e OKB-së me armë zjarri, gurë dhe shufra metali, ndërsa kanë tentuar të hyjnë në qytetin e rrethuar të Al Hafas.

Aktivistët thonë se të paktën 72 njerëz janë vrarë anembanë Sirisë të martën, shumica nga ta civilë.

Siria është përfshirë nga protestat antiqeveritare dhe dhuna që ka nisur në mars të vitit të kaluar. Protestuesit duan largimin e Asadit nga pushteti.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›