SHBA: Kufizimi i imunitetit, sinjal se po përkrahet funksionimi i shtetit ligjor
Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli zhvilloi dje një takim me Administratoren e Përgjithshme të USAID Henrieta Fore, e cila shoqërohej nga ambasadori amerikan John Ëhiters dhe Drejtori i USAID në Shqipëri. Në fillim të takimit Kryetarja Topalli falenderoi zonjën Fore për ndihmën e agjensisë USAID në reformat dhe projektet për zhvillimin ekonomik, konsolidimin e demokracisë dhe shtetit ligjor në Shqipëri.
Në mënyrë të vecantë Kryetarja Topalli vlerësoi bashkëpunimin e USAID në hartimin e ndryshimeve të ligjit “Për procedurat tatimore” si dhe reformës së përgjithshme në tatim taksa. Kryetarja Topalli bëri një përmbledhje të arritjeve dhe reformave ligjore për një qeverisje sa më të mirë. Veçanërisht kryeparlamentarja Topalli u ndal në reformat në fushën e ekonomisë dhe financave, të përqendruara në proçedurat elektronike e-procurement, e-taxes etj, të bizneseve dhe liberalizimit të taksave, reformat të cilat kanë ndikuar në një rritje të transparencës dhe minimizimin e korrupsionit në këto sektorë. “Një ndër drejtimet kryesore të këtyre reformave, ku ne po punojmë është kufizimi i imunitetit të deputetëve, si dhe një reformë e thellë në sistemin e drejtësisë”, tha Kryetarja Topalli, e cila shtoi se Kuvendi ka miratuar një paketë ligjesh, që i hapin rrugë reformimit të sistemit gjyqësor, në të gjitha nivelet. “Përgëzoj përpjekjet për kufizimin e imunitetit të deputetëve dhe në nivelet e larta të gjyqësorit, si një sinjal i qartë ndaj opinionit publik se shteti ligjor, funksionon”, tha Administratorja e USAID, e cila bëri vlerësime të larta për reformat e bëra në sektorë të ndryshëm të zhvillimit të vendit. Duke sqaruar më tej Drejtoreshën e Përgjithshme të USAID mbi rezultatet konkrete të luftës kundër korrupsionit, Kryetarja Topalli tha se asnjë politikan tashmë nuk ka monopole në ekonomi, apo sektorë të tjerë, janë ulur ndjeshëm shpenzimet e administratës, si dhe po zbatohet me rigorozitet ligji “Për konfliktin e interesave”. Kryetarja Topalli vuri në dukje se janë kryer arrestime të zyrtarëve të akuzuar për korrupsion, që nga nivelet e ulëta të pushtetit local e deri tek zëvendësministra. Gjatë takimit Kryetarja Topalli u ndal dhe në të ashtëquajturën “Reformë të rëndësishmë të Shtetit, duke iu referuar ndryshimeve kushtetutese. Kryetarja Topalli trajtoi dhe çështje të ndryshme si investimet në infrastrukturë, dhe në sektorë të tjerë publikë si arsimi, shëndetësia, duke i cilësuar si prioritetete të punës së qeverisë dhe hartimit te nismave ligjore në Kuvend. Nga ana e saj Administratorja e Përgjithshme e USAID Henriete Fore shprehu vlerësimin për arritjet dhe suksesin e Shqipërisë në proceset e zhvillimit demokratik. Znj. Fore shprehu gadishmërinë për mbështetjen e mëtejshme të USAID në projekte dhe nismat ligjore, që nxisin rritjen e kapacitetit të administratës publike, si dhe zhvillimit të sektorëve të Turizmit, Shëndetësisë, infrastrukturës etj.
Berisha: Do të ndërmarrim të gjitha masat për heqjen e imunitetit të zyrtarëve/Kryeministri Sali Berisha konfirmoi dje gjatë një takimi me Administratoren e Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), Henrietta Holsman Fore, se “qeveria është e gatshme të ndërmarrë të gjitha masat për të bërë të mundur heqjen e imunitetit të zyrtarëve, duke i konsideruar ata të barabartë me qytetarët”. Gjatë takimit, Kryeministri e vlerësoi këtë “si një hap shumë të rëndësishëm në drejtim të luftës kundër korrupsionit”, ndërkohë që cilësoi se “për çështjet kryesore tashmë ekziston një klimë shumë e mirë politike me opozitën”. Gjithashtu, ai shprehu mirënjohjen për qeverinë amerikane dhe Presidentin Bush në ndihmën e dhënë përmes USAID-it, në projekte të mëdha të zhvillimit të vendit, si në luftën kundër korrupsionit, modernizimin e sistemit të taksave, të prokurimeve, të regjistrimit të biznesit, etj. Ky vit, theksoi Kryeministri, është viti i zbatimit të plotë të këtyre reformave shumë të rëndësishme. Kryeministri Berisha informoi mbi rezultatet e reformave të ndërmarra nga qeveria në luftën me zero tolerancë kundër korrupsionit dhe informalitetit, në nxjerrjen e administratës jashtë konfliktit të interesit, shkurtimin e shpenzimeve operative në administratë, hartimin çdo vit të një buxheti suplementar, etj. Kryeministri theksoi se “qeveria po merr çdo masë për të lehtësuar dhe krijuar një klimë sa më të favorshme për investitorët, përmes politikave të uljes së taksave, reduktimit dhe dixhitalizimit të të gjitha procedurave, regjistrimit të bizneseve në sportelet “One Stop Shop”, reduktimin e licencave, etj. Qeveria, tha Kryeministri, po punon çdo ditë që proçedurat e biznesit të liberalizohen dhe të zhvlerësohen në një euro. Në këtë drejtim, Kreu i qeverisë i kërkoi zonjës Fore mbështetjen e USAID-it në projekte të tjera, në drejtim të përmirësimit të klimës për biznesin, në krijimin e “One Stop Shop” edhe për licencat dhe lejet, në trajnimin e administratës shtetërore, etj. Nga ana e saj, Administratorja e Agjencisë së SHBA për Zhvillim Ndërkombëtar, Henrietta Holsman Fore vlerësoi projektet e përbashkëta të USAID-it me qeverinë shqiptare. Ajo siguroi vazhdimin e mbështetjes së kësaj Agjencie në projekte të tjera, si, rritjen e transparencës në qeverisje, trajnimin e administratës publike, forcimin e klimës mbështetëse për biznesin etj.
PD, iniciatorja e pakteve reformatore të muajve të fundit/Partia Demokratike, ka treguar se mbetet e angazhuar në përpjekjet e mëdha për realizimin reformave në vend, duke filluar nga reforma në sistemin e drejtësisë, ku megjithëse është miratuar një ligj, ai për organizimin e gjyqësorit, përsëri janë dhe mjaft projektligje të tjera që duhet të kalojnë për miratim në sallën e Kuvendit. Kësisoj, dy partitë e mëdha, kanë shprehur dy ditë më parë se do të japin konsensusin e gjërë për realizimin e reformave kushtetuese, ku PD ka kërkuar që paketa e reformës në sistemin e drejtësisë të nisë me kufizimin e imunitetit të deputetit. Në këtë drejtim, mazhoranca parlamentare ka influencuar prej kohësh dhe ka kërkuar nga PS dhe partitë e tjera të opozitës që t’i bashkëngjiten nismave të PD-së për proçeset e reformave në një sërë sektorësh të rëndësishëm të vendit, ndërkohë që vëmendja në mënyrë të vecantë është fokusuar te kufizimi i imunitetit të deputetit në mënyrë që në paketën e reformimit të drejtësisë, kjo cështje të zërë një vend të rëndësishëm. Ndërkaq, deputeti i Partisë Demokratike, Ferdinand Xhaferri, tha dje se reforma në drejtësi duhet të jetë gjithpërfshirëse. Pas deklaratës së PS-së, nëpërmjet kryetares së Grupit Parlamentar, Valentina Leskaj, ai vlerësoi “faktin që Partia Socialiste qëndron e integruar dhe e angazhuar për reformat që duhet të ndërmerren dhe ato janë gjithmonë të mirëpritura”. Sipas znj. Leskaj, PS është për një proces tërësisht të hapur e sa më përfshirës që do të na garantonte një reformë cilësore dhe të qëndrueshme nga mungesa e të cilave vendi ka vuajtur. “Ne mbetemi të hapur e të angazhuar si edhe deri tani për të dhënë kontributin tonë në finalizimin e kësaj reforme, që në fakt vetëm ka nisur me ligjin për pushtetin Gjyqësor”, deklaroi Leskaj. Në të njëjtën linjë mendimi është shprehur edhe deputeti Xhaferri, i cili vuri në dukje se “PD mbetet e hapur dhe e angazhuar në si dhe deri më tani, për të dhënë kontributin madhor, në finalizimin e kësaj reforme, që në fakt vetëm ka nisur me kalimin e ligjit për organizimin e pushtetit gjyqësor. Sipas tij, për realizimin e reformës në sistemin e drejtësisë, nevojitet një vullnet gjithëpërshirës. Ndërsa dy ditë më parë, dy partitë e mëdha politike në vend, PD dhe PS, u shprehën njëzëri se do të japin konsensusin e gjërë për realizimin e reformës në sistemin e drejtësisë. PD dhe PS po neutralizojnë një epokë të re bashkëpunimi, që pritet të konkretizohet me bashkëpunimin e thellë, në realizimin e reformës në sistemine drejtësisë. Kryetari i Grupit Kuvendor të Partisë Demokratike, Astrit Patozi, rikonfirmoi se ‘PD ka qenë, është dhe do të mbetet e e vendosur për ti shkuar deri në fund të gjitha reformave të mëdha, për të cilat ka nevojë vendi, ku veçanërisht vend të rëndësishëm zë reforma në drejtësi’. Gjatë një komunikimi me mediat, zoti Patozi shprehu gatishmërinë e PD-së për të nisur nga puna menjëherë, me nënkomisionin e reformës në drejtësi, sepse nuk kemi menduar për asnjë çast që reforma në drejtësi është vetëm miratimi i një ligji sado i rëndësishëm qoftë ky”. “Jemi të gatshëm për të gjitha temat e mëdha dhe do të ishte ndoshta dhe në nderin e opozitës që këtë paketë ne ta nisim pikërisht me kufizimin e imunitetit, por dhe me tema të tjera, jemi të hapur për të gjitha temat, në rast se opozita e ka seriozisht çështjen e kufizimit të imunitetit”, theksoi zoti Patozi. Ai shtoi se “reforma në drejtësi nuk mund të konsiderohet për asnjë çast si një proces i ndërprerë, apo si proces i lënë në mes, por mund të konsiderohet thjesht dhe vetëm si i spostuar pak, për shkak të axhendës së ngjeshur parlamentare të kohëve të fundit”. “Ne kemi shfrytëzuar këtë kohë për t’u përgatitur më mirë dhe shpresoj që këtë gjë ta ketë bërë dhe opozita me specialistët e saj për të gjitha temat e rëndësishme që përfshihet në paktin për drejtësi”, theksoi zoti Patozi.
Leonard Quku