E Shtunë, 31 Tetor 2026

Crans Montana, Ruli: Shqipëria shpalos ide dhe programe për investime

Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës Genc Ruli tha dje në përfundim të Forumit Ekonomik të Crans Montanës, i cili zhvilloi në Tiranë punimet përgjatë tre ditëve, se Shqipëria shpalos ide dhe programe për investime. “Tani Shqipëria ka një imazh të përmirësuar dhe ajo që duhet bërë është të mbajtmë në rrtije treguesit e ekonomisë”, u shpreh ministri Ruli. Sipas kreut të METE-s, ajo që bie në sy gjatë punimeve të Crans Montanës për këtë vit është se investitorët nuk janë për herë të parë në Shqipëri, por kanë qënë të pranishëm edhe në dy forumet e tjera të mbajtura, çka do të thotë se janë në fazat e tyre të bashkëpunimit, hartimit dhe zbatimit të një sërë projektesh.
Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës Genc Ruli në përfundim të Forumit Ekonomik të Crans Montanës, që zhvilloi punimet nga data 15-17 maj, në Tiranë, u shpreh se “Shqipëria shpalos ide dhe programe për investime”. “Tani Shqipëria ka një imazh të përmirësuar dhe ajo që duhet bërë është të mbajmë në rritje treguesit e ekonomisë”, u shpreh Ruli. Sipas tij, ajo që ra në sy gjatë punimeve të Crans Montanës për këtë vit është se investitorët nuk janë për herë të parë në Shqipëri, por kanë qënë të pranishëm edhe në dy forumet e tjera të mbajtura, çka do të thotë se janë në fazat e tyre të bashkëpunimit, hartimit dhe zbatimit të një sërë projektesh. Në këtë Forum ku u trajtuan zhvillimet ekonomike dhe të sigurisë në rajonin e Europës Juglindore, morrën pjesë kompanitë ndër më të mëdha të huaja, të interesuara për investime në Shqipëri, si “StatOilHydro”, “Lukoil Bullgaria Ltd Petrol”, AMBO, “Electrabel France Group”, “EnergieSteiermark”, “Elektrizität Gesellschaft Laufenburg”, EGL, “Iride Acqua Gas”, “ EADS”, “Siemens”, “France Telecom”, etj.
Energjia, infrastruktura, turizmi, siguria: -temat që na integrojnë në tregjet rajonale dhe botërore/Pritshmëritë në tregjet globale dhe rajonale, infrastrukturat, zgjerimi europian, sfidat gjeo-strategjike energjetike, integrimi i rrjeteve të energjisë, sistemi Bankar & Financa, vendi & Siguria Globale në nivel rajonal, zhvillimi dhe përmirësimi i investimeve të huaja, etj, ishin temat më të diskutuara në Forum. Tema “Europa Juglindore dhe energjia: sfida e sotme gjeo-strategjike drejt integrimit dhe bashkëpunimit”, tërhoqi më shumë diskutime, për vetë problemet që lidhen me përmirësimin e balancës mes furnizimit dhe kërkesës për energji, nevoja për të rritur bashkëpunimin rajonal, krijimi i një tregu të integruar të energjisë, përmirësimi i lidhjeve dhe rrjeteve europiane në pjesën Juglindore, impakti gjeo-strategjik i rrugëve të reja të energjisë në këtë zonë, etj. Hartimi i projekteve të përbashkëta në këta sektorë, mbetet sfida e të ardhmes për vendet e rajonit të Europës Juglindore, përfshirë dhe Shqipërinë. Menaxheri Rajonal për Evropën në Këshillin Botëror të Energjisë Slav Slavov, ka vlerësuar faktin se rajoni duhet të identifikojë burimet gjeneruese të energjisë. “Kriza energjetike në rajon po vjen me hapa të shpejtë dhe kjo për shkak të mungeses së identifikimit të burimeve të prodhimit të energjisë dhe gazit natyror dhe në 18 vjet, në rajon askush nuk bëri investime për zgjerimin e kapaciteteve gjeneruese të energjisë, ndërsa ekonomitë e këtyre vendeve kanë ardhur në rritje, çka ka çuar edhe në shtimin e kërkesës për energji”, tha Slavlov.
Shqipëria e interesuar për prodhimin e energjisë nga centralet bërthamore/
Energjia bërthamore zuri vend të konsiderueshëm, pasi jo vetëm rajoni ynë, por edhe gjithë bota, sot po përballet me krizat energjetike. Sipas ministrit të Ekonomisë Industrisë dhe Energjetikës, “Shqipëria mbështet të gjitha projektet që vijnë për zhvillimin e sektorëve energjetikë përmes linjave ndërkombëtare të transportit, të identifikuara në rajonin e Europës Juglindore”. Ministri Ruli u ndal në situatën në Shqipëri, duke paraqitur strategjitë që qeveria po zhvillon me qëllim, largimit nga krizat e energjisë, përmes ndërtimit të HEC-eve të vegjël dhe të mëdhenj, transmetimit të energjisë përmes linjave të interkonjeksioneve, ku punimet kanë nisur për linjën me Malin e Zi dhe në prespektivë, pritet të ndërtohen linja të reja 400 kV edhe me Kosovën dhe Maqedoninë.
Walter Schwimmer: Shqipëria do të ketë shumë përfitime nga ndërtimi i gazsjellsave dhe naftësjellësave/Ish-sekretari i Këshillit të Europës, Ëalter Schëimmer theksoi se “Për Shqipërinë, ndërtimi i dy projekteve të TAP-it dhe AMBO, janë shumë pozitive në shumë aspekte për ekonominë e vendit”. Në Forum u paraqitën ecuritë e projekteve AMBO dhe TAP, nga kompania EGL, si dy projekte, të cilat rrisin rriten shanset për mbulimin e nevojave energjetike, si dhe për rritjen ekonomike.
Shqipëria ka krijuar klimë të favorshme për investimet e huaja/Kryeministri Sali Berisha u shpreh se “Shqipëria ka bërë hapa të mëdha përpara dhe ka krijuar një mjedis shumë të favorshëm për zhvillimin e bizneseve dhe për investimet e huaja”. Ndër reformat kryesore që nxisin investimet e huaja, të ndërmarra nga qeveria, vlerësohen që Shqipëria ka barrën fiskale më të ulët në Europë, po zbaton “One Stop Shop”, ka përmirësim të madh në sistemin fiskal, ka krijuar mjedis shumë të favorshëm për bizneset dhe investitorët, dhe përgatitet për një “One Stop Shop” edhe për licencat dhe lejet. Kryeministri Berisha ftoi investitorët që të vijnë me investime edhe në sektorin e turizimit, ku potencialet turistike që ofron Shqipëria, janë të jashtëzakonshme me 400 km brigje të paeksploruara dhe më të bukurat në zonën e Mesdheut”. Në një seancë të posaçme u trajtua tërheqja e investimeve të huaja edhe përmes procesit të privatizimit në sektorët strategjikë në Shqipëri. Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Genc Ruli, u ndal në arritjet e 3 viteve të fundit të politikave qeverisëse, falë të cilave investimet e huaja u rritën me rreth 50% më shumë në fund të vitit 2007, krahasuar me një vit më parë. Sipas tij, në vitin 2007, vlera e Investimeve të Huaja në Shqipëri arriti në 468 milionë euro, nga 260 milionë euro që ishin në vitin 2006. Ministri Ruli paraqiti privatizimet e mëdha publike, sikurse janë ai i kompanisë publike të naftës ARMO brenda këtij muaji, të Operatorit publik të Shpërndarjes së Energjisë, e cila do të përfundojë brenda vitit. Zëvendësguvernatori i Bankës së Shqipërisë Fatos Ibrahimi, vlerësoi se, “përvoja gjatë dekadave të fundit tregon se IHD-të (Investimet e Huaja Direkte) financiare, përmirësojnë shëndetin e sistemit financiar vendas, nëpërmjet administrimit më të mirë të rrezikut të portofolit dhe alokimin më eficient të fondeve për kredi”. Aktualisht, në tregun bankar shqiptar operojnë aktorë austriakë (Raiffeisen Bank), italianë (San Paolo Imi), francezë (Societe Generale), turq, grekë, bullgarë, arabë, etj.
Forumi i Crans Montanës, me projekte dhe investime konkrete në Shqipëri/Gjatë punimeve në Forum, përfaqësues nga kompani të ndryshme, shprehën bindjen për të hyrë me investime në Shqipëri, si “StatOilHydro”, “Energie Steiermark”, etj. Zëvendëspresidenti i “StatOilHydro”, Arve Thornik tha se “Jemi të interesuar prë të zhvilluar projektin TAP dhe të tjera në Shqipëri”. Në sesionin e institucioneve financiare në forumin e Crans Montanës, Drejtorja rajonale e SNV, (Organizata Holandeze për Zhvillim), Courtney Bickert , bëri thirrje për më shumë financim në zonat rurale.
Ajo shpjegoi se organizatat si SNV që merren me ndërtim kapacitetesh mund të luajnë një rol në zhvillimin e vendeve të Ballkanit, nëse i kombinojnë përpjekjet e tyre me burimet financiare të nevojshme që gjenden në institucionet financiare. “Ne besojmë se nëpërmjet partneriteteve efektive dhe pjesëmarrjes së hapur, sfidat e zhvillimit , përfshirë zhvillimin e zonave rurale, mund të kapërcehen”, tha Bickert. Ministri i Jashtëm i Belgjikës, Karel De Gucht, ka vlerësuar pozitivisht progresin e madh që Shqipëria ka bërë në fusha të ndryshme si dhe vuri në dukje interesimin e kompanive të mëdha belge për të investuar në Shqipëri në fushën e turizmit, energjisë, etj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›