SHBA-Meksike zbulohet tjeter tunel droge

Policia kufitare e Shteteve te Bashkuara zbuloi nje tunel qe lidhte qytetin e Tihuanes ne Meksike me Kalifornine ne SHBA.
Tuneli perdorej prej bandave te narkotrafikut per te kaluar lenden narkotike ne token amerikane dhe ndodhej vetem pak metra ne distance nga tuneli i zbuluar ne fillim te ketij muaji.
Por ndryshe nga tuneli i pare tuneli ne fjale eshte mjaft i sofistikuar i gjate rreth 800 metra me ndricim shina per transport dhe sistem ajrosjeje.
Policia kufitare amerikane njoftoi se dhjetra persona u prangosen dhe se nje sasi e konsiderueshme marihuane u konfiskua.