Korete Kina bisedon me SHBA dhe Seulin

Ministri i Jashtem kinez Yang Jiechi ka zhvilluar bisedime te nivelit te larte me eksponente te qeverise se Penianit Seulit dhe Uashingtonit.
Lajmin e ben te ditur agjencia Kina e Re sipas te ciles ministri kinez i ka telefonuar sekretares se Shtetit Hillary Clinton dhe ministrit te Jashtem te Korese se Jugut Kim Sung Hwan.
Me pas Jiechi eshte takuar edhe me Chi Jae Ryong ambasador i Pekinit ne Korene e Veriut.
Ne qender te bisedimeve ka qene situata ne gadishullin korean pas bombardimit te Korese se Veriut ndaj Jugut.
Megjithate agjencia e lajmeve nuk ka dhene detaje mbi bisedat e zhvilluara mes shefave te diplomacive.
Diten e djeshme qeveria e Penianit paralajmeroi SHBA dhe Jugun se me stervitjen e tyre ushtarake po e cojne rajonin drejt luftes.