SHBA pranga per komplot 19-vjecarit

Nje adoleshent eshte arrestuar ne shtetin amerikan te Oregonit pasi dyshohej se po pergatiste nje plan per te hedhur ne ere nje autobombe gjate ceremonise per ngritjen e pemes se Krishtlindjeve.
19 vjecari nga Somalia Mohamed Osman Mohamud u arrestua pasi beri nje telefonate gjate te ciles thoshte se do te vendoste bomben ne qender te Portlandit.
Gjithesesi pas nje operacioni te policise u zbulua se bomba ishte e rreme.
Mohamud eshte nje shtetas amerikan i natyralizuar por qe ka qene ne kontakt te vazhdueshem me nje mikun e tij ne veri-perendim te Pakistanit.
19 vjecari i cili jeton ne qytetin e Korvalisit kishte cuar nje furgon prane pemes 20 minuta para ndezjes se dritave.