E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, Meta takon Rothman: Së bashku me SHBA kundër terrorizmit

SHBA - Në kuadër të vizitës së tij në SHBA, kryetari i LSI-së Ilir Meta zhvilloi një takim me kongresmenin amerikan Steven Rothman, i cili është edhe anëtar i nën komitetit për mbrojtjen.

Gjatë këtij takimi, Meta vlerësoi marrëdhëniet e mira të Shqipërisë me SHBA, duke theksuar se vendi ynë mbetet një aleat i vendosur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kreu i LSI-së nënvizoi se Shqipëria është e vendosur të përkrah SHBA-së në luftën kundër terrorizmit.

Nga ana e tij kongresmeni Rothman vlerësoi rolin e Metës në konsolidimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›