E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja e arkëtares, dëshmitarja: Grabitësi i bankës nuk kërkoi para

TIRANE- Njëra prej punonjësve të bankës, e cila ka qenë prezente në momentin e ngjarjes, rrëfen sekondat e tmerrit dhe atë çfarë ndodhi brenda ambienteve të bankës. “Ka qenë ora rreth 15:00 dhe papritur dëgjuam një krismë dhe vetëm pak sekonda më pas, një person me armë në dorë hyri brenda bankës dhe iu drejtua arkës.

Banka kishte klientë brenda, të cilët nisën të bërtisnin të terrorizuar. Personi me armë nuk kërkoi para dhe asgjë. Ai filloi menjëherë të qëllonte në drejtim të arkëtares. Qëlloi 2 a 3 herë, nuk më kujtohet mirë, dhe pastaj doli me vrap nga banka.”, – rrëfen ajo. Ndërkaq, e pyetur nëse 44-vjeçarja kishte bërë rezistencë, ajo deklaron se autori nuk kërkoi asgjë, vetëm nisi të qëllonte, duke shtuar se ai mund të jetë frikësuar nga njerëzit dhe ka humbur qetësinë.

Më tej ajo shton, se në çdo rregullore të bankës është e përcaktuar qartë, se nëse punonjësit ndodhen përpara një situate të tillë, ata nuk duhet të kundërshtojnë, por duhet të japin pa bërë asnjë reagim paratë që janë në arkë.
(ma.ar/BalkanWeb) Lidhje te tjera Ngjarja e djeshme

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›