PE: Kosova sështë më pjesë e Serbisë, të zbatohet marrëveshja
Bruksel- Parlamenti Europian ka nisur mesditën e sotme diskutimet e fusnotës së Kosovës, dhe disa prej deputetëve i kanë bërë thirrje Serbisë ta pranojë këtë fusnotë.
Eurokomisioneri për Ballkanin, Stefan Fyle, deklaroi se Serbia duhet ti zbatojë të gjitha pikat e marrëveshjes, pasi kjo do të ndihmojë integrimin në BE.
Pas zgjedhjeve serbe, qeveria e re e Serbisë do t`i duhet të përballet me prioritetet kyçe dhe për dialogun me Kosovën që do të thotë se Serbia duhet të implementojë të gjitha marrëveshjet e arritura deri tani me Prishtinën- tha Fyle.
Në vazhdim eurodeputetët kanë përshëndetur marrjen e statusit kandidat nga Serbia, por kanë kërkuar vazhdimin e reformave dhe një ndër to është që vendi duhet të mësohet se Kosova nuk është pjesë e saj. Prandaj ata kanë bërë thirrje për forcimin e marrëdhënieve midis tyre, si një fqinjësi e mirë.
Pas diskutimit të fusnotës, nesër Parlamenti do të bëjë votimin e Rezolutës së Kosovës.
Shkrime të tjera me interes:
- Marrëveshja, Klinton: Serbia dhe Kosova hapën rrugën drejt BE-së Washington- Marrëveshja e arritur mes Kosovës dhe Serbisë është përshëndetur...
- Arrihet marrëveshja: Në takime vetëm ‘Kosova’, nuk cënohet statusi Bruksel- Kosova dhe Serbia arritën një marrëveshje për dy çështjet...
- Heqja e barrikadave, Fyle: Zhvillim pozitiv për integrimin e Serbisë Bruksel- Komisioneri për zgjerim i BE-së, Stefan Fyle e ka...