E Shtunë, 31 Tetor 2026

Stefanoviç viziton nesër Prishtinën

Shefi i delegacionit serb në bisedimet me Prishtinën, Borislav Stefanoviç, do të vizitojë nesër Kosovën, ku do të takohet me zyrtarë të lartë të shtetit të Kosovës.
Lajmi bëhet I ditur nga AFP-ja e cila citon një burim qeveritar në Beograd.

Sipas këtij burimi, Stefanoviç do të qëndrojë në Prishtinë, ku do të takojë homologen e tij nga bisedimet, zëvendëskryeministren Edita Tahiri dhe udhëheqësit e Kosovës, si dhe përfaqësuesit e pakicës serbe.

Vizita është pjesë e përgatitjeve për raundin e katërt të bisedimeve Prishtinë-Beograd që pritet të mbahen nga mesi i këtij muaji në Bruksel.

Para ardhjes së tij në Prishtinë, Stefanoviç ka thënë se do të ishte mirë që negociatorët të takoheshin më shpesh, e jo vetëm zyrtarisht në Bruksel, duke e marrë në konsideratë numrin e madh të problemeve me të cilat të dy palët janë përballur.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›