SHBA Ngadalesohen ritmet e punesimit

Ne Shtetet e Bashkuara kerkesat per perfitimet e papunesise per javen e kaluar mbeten te pandryshuara nje shenje se procesi i punesimit ne ekonomine me te madhe te botes mund te jete ngadalesuar disi.
Departamenti i Punes tha sot se 388 mije te papune dorezuan kerkesa te reja per te marre perfitimet e papunesise nje shifer kjo vetem pak me e vogel se ajo e nje jave me pare. Por qeveria njoftoi se punesimi mund te jete ngadalesuar gjate muajit mars dhe se kjo prirje mund te kete vazhduar edhe gjate prillit.
Rezerva Federale sic njihet Banka Qendrore ne Shtetet e Bashkuara tha dje se ekonomia amerikane po rritet ne menyre te moderuar dhe se ritmi i papunesise gjate muajit mars mund te bjere nen 8 per qind deri fund te vitit dhe madje edhe me teper deri ne vitin 2014.
Rimekembja ekonomike e Shteteve te Bashkuara nga recesioni i disa vjeteve me pare me i rendi ne disa dekada eshte karakterizuar nga permiresime por here-pas-here edhe hapa prapa.