Përvjetori i bin Laden, Ambasada amerikane merr masa sigurie
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Islamabad ka kufizuar daljet e stafit të saj, në prag të përvjetorit të vdekjes së Osama bin Laden.
Themeluesi i Al Kaidës u vra nga forcat speciale amerikane në Abotabad të Pakistanit, më 2 maj të vitit të kaluar.
Në radhët e zyrtarëve ka shqetësime se militantët mund ta shoqërojnë me sulme këtë përvjetor.
Ndërkaq Ambasada Amerikane ka publikuar një “Mesazh emergjent” në ëeb-faqe, ku rekomandon të gjithë qytetarët e Shteteve të Bashkuara në Islambad të tregojnë kujdes.
Një zyrtar amerikan, duke folur në kushte anonimiteti, ka thënë se paralajmërimi është bërë në përgjigje të informacionit për një kërcënim specifik.
Zëvendësministri i Brendshëm i Pakistanit, Imtiaz Safdar Varaih, ka thënë se ai nuk ka informacione për ndonjë kërcënim.