E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA: Nikoliç s`mund të mohojë genocidin në Srebrenicë

“Shtetet e Bashkuara shprehin keqardhje për deklaratën e bërë nga presidenti i ri i zgjedhur i Serbisë, Tomisllav Nikoliç, me të cilën ai  mohon genocidin në Srebrencië”, thuhet në deklaratën e zëdhënësit të Departamentit amerikan të shtetit, Mark Toner.

Gjithashtu në deklaratë theksohet se “genocidi në Srebrenicë nuk është përcaktim subjektiv, por është akt i definuar kriminal, të cilin e ka konfirmuar Gjykata Ndërkombëtar Kriminal për ish Jugosllavinë, në vendimet finale dhe obliguese në shumë raste”.

Toner theksoi se “Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, gjithashtu, ka konkluduar se genocidi ka ndodhur në Srebrenicë dhe se kjo nuk mund të mohohet”.

“Presidenti Nikoliç ka mundësi që të krijoj ton konstruktiv brenda në rajon, por deklaratat e tilla të pabaza lidhur me Srebrenicën dhe krimet e tjera të luftës, janë jo produktive në promovimin e stabilitetit dhe pajtimit në rajon”, thuhet në deklaratën e zëdhënësit Toner, ndërsa ftohen “të gjitha palët që të ndërmarrin aksione të përgjegjshme në mbështetje të bashkëpunimit dhe pajtimit”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›