Qeveria libiane rimerr kontrollin e aeroportit te vendit
Qeveria e Libisë ka rimarrë kontrollin mbi aeroportin kryesor të vendit i cili u zaptua nga militantë ushtarakë një ditë më parë. Shkak për këtë veprim ka qenë zhdukja në mënyrë misterioze e kreut të brigadës Al Aëfia, Abu Ujeila Al Habashi, që sipas pjestarëve të njësisë ushtarake është arrestuar nga policia. Në një intervistë me kanalin satelitor arab Al-Jazeera, Kreu i Këshillit Kombëtar të Tranzicionit Mustafa Abdul-Xhalil, tha se aeroporti u sulmua dhe u mbajt për disa orë për shkak të "pikës strategjike" që paraqet, por u zotua se nuk do të dalë më jashtë kontrollit të qeverisë.