E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA Nje qytet ne Indiana perfiton nga industria kanadeze e naftes

shte veshtire te shikosh shenja te papunesise se larte dhe te veshtiresive ekonomike neper rruget e qytetit Whiting te Indianes.

Banori i ketij qyteti Brian Lowry thote se ky eshte rezultat i faktit qe Whiting eshte perfitues i nje prej projekteve me te medha te kompanise BP ne Ameriken Veriore rinovimi i rafinerise Whiting.

Fale ketij investimi me i madhi ne historine e shtetit te Indianes ne i kemi shpetuar krizes ekonomike.

BP do te shpenzoje rreth 3.8 miliarde dollare per te rritur kapacitetin e rafinerise per te perpunuar naften qe vjen nga zonat bregdetare te Albertes ne Kanada. Ai thote

Modernizimi i rafinerise prej 4 miliarde dollaresh po i jep me te verete nje shtytje ekonomise se Indianes ne pergjithesi.

Brad Etlin thote

Aktualisht ne kemi rreth 8000 punetore ne kete qender rreth 6000 kontraktore dhe rreth 2000 punonjes te rregullt.

Brad eshte drejtori lokal i BP-se per ceshtjet qeveritare e ato publike. Ai thote

Mijera njerez ne kete qytet shpenzojne cdo dite ne dyqanet dhe restorantet lokale. Dhe kjo sjell perfitime te medha per qytetet dhe komunitetet lokale. Kur projektit te perfundoje do te kete nje shtim te ndjeshem te te ardhurave nga taksat per disa bashki lokale.

Megjithese shumica e njerezve qe jetojne prane rafinerise do te perfitojne prej saj jo te gjithe jane te kenaqur nga fakti qe me shume nafte do te kaloje neper kete rafineri.

A do te kete renie te cmimit te karburantit Nuk mendoj se kjo do te ndodhe.- pyet Steve Kozel i cili eshte president i Projektit Calumet nje grup qytetar qe ai thote se kerkon drejtesi shoqerore ekonomike dhe ambientaliste.

Ky grup ka kundershtuar disa prej lejeve te BP-se per mjedisin te marra nga shteti i Indianes duke cituar shqetesimet rreth ndotjes se mjedisit afer qendres se rafinerise dhe Liqenit te Miciganit si pasoje e shtimit te perpunimit te naftes.

Shqetesimi yne lidhet direkt me ndotjen e ajrit. Sulfuri do te rritet me 20 per qind plumbi me 25 per qind dhe keto jane rritje te ndjeshme. - thote ai

Brad Etlin i firmes BP thote se disa prej fondeve te modernizimit te projektit do te shpenzohen per uljen e ndotjeve qe prodhon rafineria.

Ne do te investojme me shume se 1 miliarde dollare per mjedisin si ne uzinat e trajtimit te ujit te mbetur ashtu edhe ne pjese te tjera te rafinerise.

Banori Brian Lowry thote se deri tani nuk ka pare ndonje ndikim negativ.

Femijet e mi notojne ne ujrat e ketushem. Me siguri qe marrin fryme dhe nuk kemi ndonje problem. Pra nuk mendoj se kemi ndonje shqetesim rreth ceshtjeve te mjesidisit.

Rreth 2 te tretat e rinovimit te rafinerise Whiting e cila prodhon rreth 405 mije fuci nafte ne dite ka perfunduar. BP thote se projekti i modernizimit i cili filloi ne vitin 2008 duhet te perfundoje ne vitin 2013.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›