Rusi, dy kanditatura të tjera në listën e zgjedhjeve presidenciale

Shtohen dy kandidatura të reja në listën e emrave për zgjedhjet presidenciale në Rusi.
Dy politikanët janë veterani ultranacionalist Vlladimir Zhirinovski dhe lideri i Partisë Komuniste Genadi Zjuganov.
Momentalisht dy kandidaturat që figurojnë të regjistruar për të marrë pjesë në zgjedhjet presidenciale të 4 marsit të vitit të ardhshëm, janë kryeministri Vlladimir Putin dhe ish kryesuesi i Këshillit të Federatës, Sergei Mironov.
Të tjerët, përfshirë, miliarderin, Mihajl Prokorov, kanë paraqitur synimet e tyre për të marrë pjesë në zgjedhje.