Newt Gingrich sjell si pika te forta edhe dobesi ne zgjedhjet presidenciale

Votuesit ne Shtetet e Bashkuara do te fillojne procesin e zgjedhjes se presidentit te ardhshem me 3 janar ne shtetin e Iowa-s ku republikanet do te mblidhen ne grupe per te votuar per kandidatet e partise se tyre.
Nje prej kandidateve kryesore eshte Newt Gingrich.
Per dekada me radhe Newt Gingrich ka qene nje prej politikaneve republikane me te njohur te Amerikes. Dhe tani ne moshen 68 vjecare ai synon te siguroje postin me te larte te vendit ate te presidentit.
Zoti Gingrich thote se ai ka shanset me te mira mes kandidateve republikane qe te fitoje ndaj presidentit Obama
Barak Obama nuk mund te mbroje arritjet e tij qe kane qene te tmerrshme dhe nje ideologji qe eshte radikale.
Zoti Gingrich u be i njohur ne skenen politike te vendit kur ai kryesoi republikanet me sukses ne zgjedhjet per ne Kongres te vitit 1994 duke i dhene fund shumices se demokrateve prej 40 vjetesh. Per kete ai u shperblye me postin e Kryetarit te Dhomes se Perfaqesuesve.
Zoti Gingrich qe e cileson veten si revolucionar eshte i njohur per propozimin e ideve te medha per zgjidhjen e problemeve te Amerikes. Ai thote
Karakteri revolucionar dhe plot energji jane pikat e tij te forta por ekzistojne disa dyshime nese ai mund te jete nje kandidat i qendrueshem dhe i fuqishem qe do ti beje balle nje fushate te gjate.
Ne fillim te fushates se tij zotit Gingrich iu desh tu pergjigjej disa pyetjeve rreth stilit te jetes se tij te shtrenjte perfshire edhe miliona dollare te shpenzuar ne udhetime me aeroplan privat.
Behet fjale gjithashtu rreth nje shtepie me vlere prej 1 milion dollaresh ne periferi te Uashingtonit dhe bixhuterive te shtrenjta qe ai ka blere per te shoqen.
Nje udhetim i shtrenjte me anije ne ishujt e Greqise gjate fushates presidenciale beri qe shumica e stafit te tij te jepte doreheqje nderkohe qe fushata e tij u zhyt ne borxhe.
Zotit Gingrich i eshte dashur tu pergjigjet pyetjeve rreth jetes se tij personale. Ai eshte martuar 3 here madje ka pranuar se ka pasur marredhenie jashtemartesore. Ne lidhje me kete ceshtje ai thote
Une e kam thene hapur se kam bere gabime. Me eshte dashur ti lutem Zotit per ndjese dhe me eshte dashur te kerkoj ripajtim.
Ne fillim te dhjetorit zoti Gingrich gezonte nje mbeshtetje te forte ne anketat e opinionit por ky avantazh u zhduk kohet e fundit pas nje seri reklamash negative nga rivalet e tij republikane.
Por gjate gjithe kohes zoti Gingrich eshte zotuar te qendroje pozitiv
Ne po perjetojme kohe te veshtira dhe te rendesishme per Ameriken. Ne duam dhe meritojne zgjidhje. Duket se te tjeret jane me te perqendruar ne sulme se sa ne ecjen perpara te vendit. - thote ai
Votuesit republikane kane ndryshuar mendim here pas here ne muajit e pare te fushates.
Dhe ndersa zoti Gingrich ashtu si edhe kandidatet e tjere republikane shkojne ne zgjedhjet e para paraprake ne shtetin Iowa me 3 janar nje ankete opinioni e rrjetit televiziv CBS tregon se ata jane ende te gatshem te ndryshojne mendim rreth kandidatit per te cilin do te votojne.