SHBA: Nuk i njohim votimet në Osetinë Jugore
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë deklaruar nuk e njohin legjitimitetin ose rezultatin e këtyre të ashtuquajturave zgjedhje presidenciale dhe referendum, që janë mbajtur në rajonin e Osetisë Jugore të Gjeorgjisë.
Zëdhënësi i Departamentit amerikan të shtetit, Mark Toner ka përsëritur atë që e ka përshkruar si “mbështetje të fuqishme për sovranitetin dhe integritetin territorial” të Gjeorgjisë nga ana e Uashingtonit, brenda kufijve të njohur ndërkombëtarisht.
Ai gjithashtu, i ka bërë thirrje Moskës, që të plotësoj detyrimet e saj sipas marrëveshjes së armëpushimit, pas luftës së shkurtër ndërmjet Rusisë dhe Gjeorgjisë, lidhur me Osetinë Jugore, përfshirë edhe tërheqjen e forcave ruse në pozicionet e para konfliktit.
Rusia është njëra nga pak vendet, që e kanë njohur atë, që Moska e përshkruan si pavarësi të Osetisë Jugore, pas luftës së vitit 2008.