SHBA Nuk paguajme garancine per Shourd
Shtetet e Bashkuara te Amerikes nuk do te paguajne kaucionin e kerkuar nga autoritetet iraniane per lirimin e amerikanes Sarah Shourd.
Lajmi njoftohet nga zedhenesi i Departamentit te Shtetit Crowley i cili tha se qeveria e Shteteve te Bashkuara nuk ka ndermend te paguaje asnje shume financiare ndaj Iranit per lirimin e shtetases Sarah Shourd.
Shuma e fiksuar nga autoritetet iraniane eshte 500 mije dollare shume te cilen familja e vajzes pohon se nuk e ka. Sarah Shourd mbahet ne burgjet iraniane bashke me 2 miqte e saj nen akuzen e spiunazhit.