SHBA: Nxisim palët politike të vijojnë bashkëpunimin

Ambasada e SHBA në Tiranë ka vlerësuar pozitivisht votimin unanim të një dite më parë në parlament, të projektvendimit “Për ngritjen e komisionit të posaçëm për reformën zgjedhore”. Në një reagim në faqen e saj zyrtare, Ambasada e SHBA mirëpret hapat fillestare të Kuvendit drejt trajtimit të reformave kritike të rekomanduara nga BE dhe OSBE, veçanërisht ngritjen e një komisioni ad-hoc për reformën zgjedhore si dhe miratimin e dy ligjeve që kërkonin një shumicë të cilësuar. Më tej ajo thekson se nxisim të gjithë udhëheqësit politikë që të vazhdojnë të punojnë së bashku për të ruajtur këtë hov pozitiv.