E Shtunë, 31 Tetor 2026

Enver Hoxha ne plenumin e 82-shit e shan Kadri Hazbiun nga motra

Zbardhen cudirat e pabesueshme te plenumit qe shkaterroi njeriun e hekurt te sigurimit te shtetit. Mes epiteteve dhe fyerjeve te perdoruara ne ate salle nuk mungon edhe fjalori me banal i perdorur nga goja e Enver Hoxhes duke filluar nga vulgaritetet e deri te sharja me moter qe ai i beri ministrit te tij besnik

Hyrje

Kadri Hazbiu i ngritur ne kembe ne fundin e salles ku zhvillonte punimet plenumi i Komitetit Qendror te Partise se Punes mundohej teper i sforcuar per te perballuar fluksin e nderhyrjeve te anetareve te plenumit. Ai ne cdo moment bombardohej nga nje seri pyetjesh te qellimshme dhe te paqellimshme provokative dhe te parendesishme por gjithsesi ishte e qarte nje gje. Secila prej atyre pyetjeve kishte qellim qe ta shtynte ate perhere e me shume drejt varrit te pergatitur nga koleget e dikurshem. Kjo skene ka ndodhur plot 30 vjet me pare dhe pikerisht ne 11 tetor te vitit 1982 kur kishte pak kohe qe kishte vdekur Mehmet Shehu dhe qe deri ne ato momente ishin arrestuar Fiqret Shehu Fecor Shehu etj. Tashme i kishte ardhur radha e arrestimit te vete Kadri Hazbiut. Loja kishte filluar. Vetem 4 dite para arrestimit te tij ndodh dhe komedia me e madhe politike pikerisht ne sallen e plenumeve te godines se Komitetit Qendror ku Hazbiu kaloi nje situate te paimagjinueshme. I djersitur dhe i stermunduar per te kujtuar ngjarje dhe data te cilat ia kerkonin per sqarimin e pyetjeve qe i shtronin Hazbiu vinte re zellin e madh te shokeve te tij per ta eliminuar pa hezitim. Per dy dite ne kembe ai do tiu pergjigjej pyetjeve te tilla si Pse skishte marre masa per informacionet qe kishin lidhje me moralin e Mehmet Shehut Pse kishte qendruar indiferent ne rastin e fejeses se djalit te Mehmetit Deklaratat e shumta qe kishte dhene ne krahina te ndryshme te Shqiperise per njerin apo tjetrin person dhe qe me mbrapa kishin dale armiq. Si ishte historia e eliminimit te njerezve me gjyqe formale gjykatat e te cilave vareshin nga Ministria e Brendshme e drejtuar nga Kadriu. Keto sqarime i kerkoheshin qe ne periudhen e hershme madje qe ne vitin 1948 kur ai sa ishte kthyer nga shkolla ne Bashkimin Sovjetik. Gjithcka qe eshte pasqyruar ne faqet e gazetes sone standard u be e mundur pas sigurimit nga redaksia e tere materialit te arkivuar ne kaskadat e ish-Partise se Punes. Ne numrin e sotem te kesaj gazete shpaloset para lexuesit situata e Kadri Hazbiut dhe dialogu i tij i gjate me Enver Hoxhen per ceshtjen delikate per te cilen akuzohej se ai kishte dorezuar ne duar te agjenteve te KGB-se listen e agjenteve sekrete te sigurimit shqiptar qe vepronin jashte territorit te atdheut. Momentet e ekzaltimit te Enver Hoxhes i cili ndersa shikonte te perpelitej Kadri Hazbiu fillon te dialogoje tere qejf duke shkaktuar dhe nota humori. Si degjeneroi situata deri ne irritimin e Enverit i cili i deklaroi Hazbiut se e priste arrestimi. Pergjigjet e tij para kesaj deklarate dhe nderhyrjet e menjehershme te anetareve te tjere per ti treguar se nuk kishte asnje mundesi shpetimi.

Vijon nga numrat e kaluar

Nga numri i kaluar u njohem me nje leter qe Ramiz Alia shpalosi qe nga presidiumi per tia kundervene Kadri Hazbiut. Ajo leter i ishte derguar kohe me pare Hysni Kapos nga Kadri Hazbiu. Ai i sugjeronte Hysniut per nje leter te bere nga dikush ku kritikonte Fecor Shehun jo vetem per imoralitet por edhe per shume probleme te tjera. Kadri Hazbiu pas kesaj ne ato qe i shkruante Hysni Kapos i sugjeronte qe te mos i merrte parasysh pretendimet qe ngriheshin mbi Fecor Shehun pasi personi qe i ngrinte ato nuk ishte njeri i besueshem. Por ne pergjigjen e Hysniut bashkangjitur letres se Kadriut te cilen Ramizi vazhdon ta shpalose behej fjale qe Kadriu te mos nderhynte ne keto ceshtje. Ramizi nepermjet ketij shembulli donte te tregonte para plenumit se Kadri Hazbiu nisur nga familjariteti me shoket e vet mundohej qe ti mbronte ata per te mos u zbuluar te metat. Kjo sipas kohes do te thoshte se Kadri Hazbiu vepronte ne kundershtim me vijen e partise.

Pas perfundimit te Ramizit i cili lexoi hollesisht letren e mori fjalen Kadri Hazbiu.

Kadri Hazbiu Po mire ka dhene llogari ne organizate aiiii shoku Fecor

Ramiz Alia Fakti eshte qe Fecori nuk ka dhene llogari.

Kadri Hazbiu Une kisha me thene ka dhene apo ska dhene. Si ka dhene eshte tjeter pune.

Simon Stefani Me nje nervozitet te vecante.

Po ti ti qe do te influencosh shokun Hysni e ke pare apo se ke pare

Kadri Hazbiu Si me percmim. Po cilen more cilen

Simon Stefani Ate.

Enver Hoxha Nxjerr nje pasthirrme nga pamundesia

Eumlhhh.

Kadri Hazbiu Tani dikush tha ketu qe une paskam thene qe ckini me djalin... qeee ckini me te atin merruni me djalin e Mehmet Shehut. Me falni por cdo nderhyrje e pergjigje imja mund te merret edhe si provokacion. Une nuk e mbaj mend keshtu por une kam thene per kedo qe me ka informuar qe tia jepte drejt per se drejti te atit informacionin. Perse Komiteti i Partise te njoftoje sigurimin Tani te lutem shume ti mbajme pergjegjesite ashtu sic jane.

Nga salla Ne nuk te thame si ndermjetes per Mehmet Shehun por te thame se djali i tij bente figure te keqe dhe se ti mund te kishe influencen tende personale. Ti ishe anetar i Byrose Politike dhe kishe detyren tende per kete gje. Dhe une nuk te mora per te shkarkuar veten.

Kadri Hazbiu Por per cfare me more

Nga Salla Per te mbajtur detyren tende.

Kadri Hazbiu Por ti di per vete une di per vete atehere. Mba dhe ti te tuat ashtu. Le te mbaje secili te vetat.

Nga Salla Une te mora per te thene se djali i Mehmet Shehut po bente figure te keqe. Ndersa ti ne vend qe te angazhoheshe the merruni me djalin cke me te atin.

Kadri Hazbiu Une nuk e mbaj mend te kem thene keshtu. Por me siguri pozicioni im per kete ka qene ky. Qe i biri i Mehmet Shehut eshte anetar partie. Juve ju kam thene qe vereni ne rregull si anetar partie. Keshtu ta kam thene. Ama dhe per kete te kam thene qe i thoni vete Mehmet Shehut. Pse me sufler nepermjet meje

Pyetja tjeter qe me behet thote se cfare dobesie me ka shfrytezuar mua Koci Xoxja

Nuk e di une se cfare dobesie me ka shfrytezuar. Une di kete gje qe une ne plenumin e tete jam bere shpirterisht gati qe te vija te punoja ne nje vend tjeter. Duke shikuar pergatitjet e mia... Duhet te jete letra ime ne Komitetin Qendror. Pse u gjykua qe mbeta une ne sigurim kete une nuk e di.

Nga salla Nderhyjne duke thene se mbajne mend per ate periudhe qe ai kishte bere te tjera gabime.

Kadri Hazbiu Po mire ore mire ti mban mend por une them ato qe kujtoj une. Duhet te jete letra ku une kam bere autokritiken time megjithate u cmua mbeta prape ne sigurim. Pse u cmua nuk po futem une ne keto hollesira. Vleresimet jane aty. Une di sa me eshte thene mua atehere se krahas gabimeve ke dhe keto te mira se ke mbajtur qendrim te drejte me sovjetiket. Ky ishte konkluzioni qe mu tha mua. Une ia dita partise per faleminderit atehere dhe u perpoqa te punoj sipas vijes se saj. U bene gabime. I mbaj une pergjegjesite.

Enver Hoxha I ke dhene gje dokumente atij

Kadri Hazbiu Jo edhee...

Enver Hoxha Je i sigurt

Kadri Hazbiu Absolutisht i sigurt.

Enver Hoxha Euml

Kadri Hazbiu Plotesisht i sigurt.

Enver Hoxha Eumlee plotesisht i sigurt.

Kadri Hazbiu Po plotesisht i sigurt.

Hekuran Isai PO pse si ke dhene dokumentet

Kadri Hazbiu Eumlee... te te sqaroj shoku Hekuran. Kur kam qene une shoku Enver ne Bashkimin Sovjetik ne shkolle edhe kjo le te... keshtu eshte

Con duart perpjete per te treguar sinqeritet

bera tete muaj. Keshilltaret jugosllave kane ardhur gjate kesaj kohe. Kur kam ardhur une isha ne sigurimin e ushtrise. Atje ishte transformuar krejt struktura e sigurimit te ushtrise. Kishin ardhur keshilltaret eeee jugosllave deri ne divizione.

Shoqeron me duar te gjitha shprehjet per te treguar vendndodhjet e institucioneve ku kishin ardhur keshilltaret.

Ketu ne aparatin qendror ishin nje a dy a nuk e di sa ishin. Ketu ka qene edhe konflikti qe u quajt pozitiv per mua ne ate kohe sepse une nuk pranova ose si mund te thuash kundershtova tezat e pergatitjes profesionale jugosllave te futura nga keta keshilltar.

Enver Hoxha Ashtu

Kadri Hazbiu Po

Nga salla Clidhje ka Kadri Hazbiu me Koci Xoxen Clidhje ka me jugosllavet me sovjetiket me Mehmet Shehun me Beqir Ballukun Keto te na tregosh dhe jo keshtu neper to.

Kadri Hazbiu Uneee lidhje armiqesore skam pasur as me keta as me njeri tjeter. Kete e kam thene dhe e them. Gabime nepermjet punes me pergjegjesi te rende kam dhe do pergjigjem.

Enver Hoxha Na i thuaj. Na thuaj gabimet. He na i thuaj gabimet. Na i thuaj.

Nga salla Ke bere por i ke fshehur.

Kadri Hazbiu Nuk i kam fshehur. Me ndergjegje asgje nuk kam fshehur.

Ramiz Alia Ja te na thote Kadriu gabimet ato qe ai ndien gabime.

Enver Hoxha Prit se do na thote gabimet.

Kadri Hazbiu Une pervec atyre qe kam shkruar atje ndonje gje tjeter une skam cfare them.

Enver Hoxha Po ketu ska gje

Kadri Hazbiu Une keshtu i reflektoj keshtu i gjykoj. Nje gje thashe edhe ne Byrone Politike edhe ne autokritiken time...

Enver Hoxha Po

Kadri Hazbiu Une di nje gje mire...

Enver Hoxha

duke nderhyre

Po...

Kadri Hazbiu Dhe per kete jam i sigurt...

Enver Hoxha

serish duke nderhyre per ta shtytur qe te flase

Po...

Kadri Hazbiu Qe une konflikt ne veprimtarine armiqesore... Me cdo lloj veprimtarie

Leviz duart ne forme te prere per te shprehur saktesi dhe vendosmeri ne ato qe thote

qe une skam qene dhe sjam.

Enver Hoxha Mire mbaroi. Tashti. Na thuaj nje cike qe ne konferencen e Tiranes qe Hulusi Spahiu ka dhene ne gjyq ka dhene Beqir Ballukun kupton qe ishte pjesetar i konferences se Tiranes. Ti kete pse nuk e ke thene

Kadri Hazbiu Tashti shoku Enver e kam thene se kam thene se mbaj mend... shiko...

Ilaritet ne salle per shprehje mosbesimi.

Nje gje...

Enver Hoxha Keshtu e mbarojme neve...

Kadri Hazbiu Nje gje eshte shoku Enver...

nderpritet nga nderhyrjet

Enver Hoxha Keshtu e mbyllim

Kadri Hazbiu Nje gje eshte shoku Enver...

Fjalen e merr Enver Hoxha i cili fillon sulm me ironi per te dhene goditjen e fundit.

Enver Hoxha Nje gje eshte shoku Kadri qe kjo figuron ne sigurim. Pike. Dhe ne qofte se tregohesh se Beqir Balluku kishte marre pjese ne konference atehere nuk do ishte me minister por do ti ishte prere koka.

Kadri Hazbiu Pooo.

Enver Hoxha Po

Kadri Hazbiu Keshtu se sa ka pasur qe jepnin parulla ashtu... te dhena jepnin deponime. Ne ate kohe edhe mund te mos i kem vleresuar.

Nderhyrje te medha nga salla duke ngritur edhe zerin.

Kadri Hazbiu Avash avash.

Enver Hoxha Ne e ulim zerin por ti e di punen prandaj mos...

Kadri Hazbiu Jo une nuk e di kete shoku Enver.

Enver Hoxha E... Nuk e di nuk e di....

Kadri Hazbiu Jo nuk e di.

Enver Hoxha Kqiji motren.

Kadri Hazbiu Jo te shtremberohen gjerat shoku Enver.

Enver Hoxha Ne qofte se nuk pergjigje une e mbyll.

Kadri Hazbiu Jo dhe te shtremberohen gjerat shoku Enver.

Enver Hoxha

Cohet ne kembe dhe duke ngritur zerin me force dhe duke perplasur tavolinen deklaron

Edhe une propozoj te te arrestojne.

Kadri Hazbiu Po mire dakord

Enver Hoxha Po sigurisht.

Kadri Hazbiu Dakord posiii.

Enver Hoxha Jo... ju lutem...

Kadri Hazbiu Partia ime me arreston

Enver Hoxha Eee partia tende partia tende te arreston se ke bere faj. Ajo ben ligjet.

Kadri Hazbiu Ne qofte se une jam i tille per tu arrestuar le te me arrestoje.

Enver Hoxha Po po edhe do te arrestoje.

Vijon neser

Neser do te lexoni

Degjenerimi i situates se plenumit drejt legjendes se fejeses se te birit te Mehmet Shehut. Pyetjet e bera nga Nexhmie Hoxha ne drejtim te Kadri Hazbiut ne lidhje me fejesen ne familjen Shehu dhe nderhyrjet e Enver Hoxhes se si duhej te vepronte Hazbiu.

Historia qe tregon Enver Hoxha per rastin kur ka derguar Kadri Hazbiun ne Mallakaster per te folur kunder Mehmet Shehut. Indinjata e tij kur ne sallen e plenumit Kadriu denoncohet se ka vepruar ndryshe nga sa i ka thene Enveri. Cfare shpjegimi beri ai perball irritimit te Hoxhes.

Vijimi i plenumit deri ne fund te diskutimeve dhe pyetjeve te panumerta kur me nderhyrjen e Enver Hoxhes u kerkua votimi per perjashtimin nga partia te Hazbiut. Fjala e fundit e Enver Hoxhes i cili u mundua te qetesonte Hazbiun se nuk do te arrestohej. Cfare porosish i dha ai para se te mbyllej perfundimisht mbledhja.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›