E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier, përfundon takimi i Ramës me strukturat e PS

Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama sapo ka përfunduar takimin me strukturat e PS-së në Fier. Pas takimit Rama nuk ka preferuar të japë asnjë deklaratë për mediat lidhur me çeshtjet e diskutuara apo vendimet e marra lidhur me situatën problematike. Prezenca e Ramës atje erdhi si domosdoshmëri e krijimit të një gjendje tension që vijoi përgjatë gjithë ditës së sotme. Paraditen e së premtes Vangjel Ndreka, është ulur për here të parë në pozicionin e kryetarit të qarkut, nga ku ka reaguar edhe ndaj deklaratës së prefektit të Fierit Bujar Hasaj, të bërë një natë më pare, ndërsa në orët e pasdites pretedenti tjetër, Artur Shehu, që përfaqëson Partinë Demokratike ka mbërritur në ambjentet e institucionit të qarkut duke u përballur kështu me njëri -tjetrin, pasi të dy insistojnë se janë fitues. Ky fakt, ka sjellë një situatë të tensionuar duke bërë që forca të shumta policie dhe simpatizantë të dy kampeve politike kanë rrethuar godinën e qarkut, në pritje të një fitimtari. Kjo gjendje është krijuar që pas mbledhjes së parë për konstituimin e këshillit bashkiak, ku fitues rezultoi Vangjel Ndreka me 11 vota diferencë, por u refuzua nga prefekti Bujar Hasaj. Të enjten çështja është diskutuar edhe në gjykatën e apelit në Vlorë duke rrëzuar kështu kërkesës se prefektit Fier ,me objekt Pezullimin e zbatimit te vendimeve nr 3, 4 dhe 5 tw datws 21.09.2011 të Këshillit të Qarkut Fier, e rrjedhimisht duke shpallur fitues Vangjel Ndrekën.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›