E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, OK bisedimeve me Iranin

Ambasadorja e re e Shteteve te Bashkuara ne OKB, Susan Rice, tha se Uashingtoni eshte i perkushtuar per "diplomaci energjike", qe perfshine edhe bisedime te drejtperdrejta me Iranin, lidhur me programin berthamor. Keto komente, Susan Rice, i beri pas takimit me sekretarin e pergjithshem te Kombeve te Bashkuara, Ban Ki-moon. Ambasadorja Rice tha se lidhur me Iranin, Uashingtoni do ta vazhdoj bashkepunimin me pese anetaret e perhershem te Keshillit te Sigurimit dhe me Gjermanine. Ajo po ashtu i terhoqi verejtjen Iranit, se do te shtohet presioni nese vazhdon t'i refuzoj kerkesat e OKB-se per ndaljen e procesit te pasurimit te uraniumit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›