E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtypi kosovar fokusohet në dorëheqjet në FSK

Prishtinë - Dorëheqja e dy gjeneralbrigade dhe të një koloneli është tema që ka zënë ballinat e të gjitha të përditshmeve për ditën e martë. Gazeta “Express” në numri e sotshëm shkruan se pas dorëheqjes të Nuredin Lushtakut nga FSK-ja japin dorëheqje edhe gjeneralbrigade Fadil Kodra Zenun Kodra dhe Kolonel Raif Preteni. Disa orë pas dorëheqjes Kodra ka dhënë edhe arsyet e largimit të tij të Forca e Sigurisë.

Express në ballinë ka botuar shkrimin “Thikë pas Shpine”, ku thuhet se ministri i Malit të Zi Branimir Gvozdenovic, në cilësinë e Kryesuesit të Sekretarit të CEFTA-s i shkruan MTI-së se Kosova në këtë asociacion nuk mund të prezantohet pa UNMIK dhe nuk ka arsye që të debatohet për bllokadën kosovare nga Serbia. Qeveria e Kosovës ende nuk e ka gati përgjigjen.

Tri dorëheqje në FS, Sejdiu kërkon gjakftohtësi. Ky është titulli kryesor që e përditshmja “Koha Ditore” ka vendosur në faqen e parë të saj. Në këtë shkrim thuhet se vazhdojnë pakënaqësitë rreth rekrutimit të pjesëtarëve të TMK-së në FSK. Zyrtarët e lartë të FKS të cilët tashmë kanë dhënë dorëheqje për shkak të jotranparencës dhe se procesi I përzgjedhjes është bërë me ndërhyrje direkte nga individë të caktuar Brenda bordit të rekrutim.

E përditshmja tjetër “Infopress” titull kryesor mban ikjen e disa zyrtarëve nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës . Ikin nga diktati i AAK është titulli kryesor që ka kjo gazetë në numri ne sotëm. “Epoka e Re” është hapur me temën kryesore për braktisjen e FSK-së.

E përditshmja tjetër “Zëri” si tekst kryesore ka botuar se si Serbia kundërshton hapjen e zyrave të ICO-së dhe EULEX në Beograd. Bisedime Teknike kur serbët ta njohin Kosovës. Kjo është tema kryesor e përditshmes “Bota Sot”.

Të gjitha media në ballinat e saja kanë shkrimet edhe për vizitën e kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrimit (BDI) Ali Ahmeti që ka vizituar Kosovën dhe takimi ne tij me zyrtarët e lartë të Institucioneve të Kosovës.

Për Start nga Prishtina, Veton Rugova

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›