E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtajnmajer: Do të punojmë për suksesin e EULEX

Berlin -Ministri i Jashtëm gjerman Frank Valter Shtajnmajer ka deklaruar se Gjermania do të mbështesë të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor në rrugën e tyre drejt së ardhmes dhe Evropës. Ai vlerëson se përpjekjet për stabilizimin e Kosovës "ende nuk janë as përafërsisht nga fundi". Shtajnmajer tha se duhet punuar akoma, duke qenë se situata e sigurisë nuk është ende e stabilizuar, veçanërisht në veri të Kosovës.

"Qëllimi ynë është paqja, siguria dhe mirëqenia për të gjithë njerëzit në tërë Kosovën, pavarësisht nga përkatësia kombëtare apo religjioni. Është e vërtetë se ne, evropianët, me misionin tonë EULEX për mbështetje gjyqësisë, sigurisë së brendshme dhe administratës tani po marrim përsipër përgjegjësi të veçantë"-tha shefi i diplomacisë gjermane.

Shtajnmajer theksoi se Bashkimi Evropian po dërgon në Kosovë gjykatës, prokurorë, ekspertë të administratës dhe policë, të cilët përveç ndihmës ekonomike, tani posaçërisht janë të nevojshëm për institucionet e reja të Kosovës. "Do të punojmë me të gjitha forcat që ky mision të arrijë sukses"- tha Shtajnamajer për një gazetë të Beogradit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›