SHBA, OPEL blihet nga një kompani ruse
Me këtë operacion shitjeje ka përfunduar me sukses marrja e OPEL-it, i cili rrezikonte prej disa muajsh falimentin për mungesa të mëdha në fonde, kjo edhe për shkak të krizës financiare.
Bisedimet për këtë kontratë kanë përfunduar me shitjen e OPEL-it, e cila është një njësi ekonomike nën varësinë e qeverisë së amerikane. Gjithashtu dihet se kjo kompani ka mbi 50 mijë puntorë të cilët do të marrin frymë lirisht, pasi kompania e tyre nuk pati fatin e Krajslerit.
Magna është një organizëm ekonomik që ka mbështetje financiare nga një bankë ruse, nën pronësi të qeverisë së Kremlinit.
General Motors ka pasur nën pronësi Opelin që prej 80 vitesh. Ndërsa Opeli e ka kohën e themelimit në Gjermani që në shekullin e 19-të. Zyrat kryesore janë të vendosur në qytetin perëndimor të Russelsheim dhe aty ndodhen edhe katër fabrikat prodhimi.
Por Opeli ka edhe dy fabrika prodhimi automobilash në qytetin Vauxhall në Britani, si dhe vende të tjera të mëdha si në Belgjikë, Poloni dhe Spanjë.
Magna do të ketë 57 % të kompanisë, ndërsa do të mbajë 10 përqind të punonjësve të Opelit. Kurse GM do të mbajë 35 për qind. Pavarësisht suksesit të kontratësm rreth 10,000 vende pune rrezikohen të shkurtohen në Evropë.