E Shtunë, 31 Tetor 2026

Us Open, shiu ndal Rafael Nadal

Shiu që filloi në mes të ndeshjes e ndali spanjollin t’i bashkohet Federer, Xhokoviç dhe Del Porto në gjysmëfinale. Përballja midis 23-vjeçarit dhe tenistit nga Kili, Fernando Gonzalez u ndërpre në momentin që Nadal kishte fituar setin e parë dhe udhëhiqte në të dytin.

Sidoqoftë, spektakli nuk ka munguar, me spanjollin që tregoi aftësi atletike të admirueshme dhe Gonzalez që gjente përherë forcë t’i përgjigjej dhe në momente të veçanta, ta vinte edhe në vështirësi.

Tenisti nga Majorka e fitoi setin e parë 7-4 dhe në të dytin, kur rezultati ishte na barazim2-2, ndeshja u ndërpre për shkak të shiut që zgjati rreth një orë. Me rifillimin e lojës, Nadal fiton setin e pestë, duke kaluar në avantazh 3-2. Në këtë momënt, gjyqtari e ndërpreu ndeshjen përfundimisht.

Ndërkohë, në ndeshjen tjetër çerekfinale, Huan Martin Del Porto mundi në katër sete tenistin kroat Marin Cilic. Tenisti kroat fitoi setin e parë 6-4, por më pas argjentinasi e rriti nivelin e lojës, duke fituar tre setet e tjerë dhe duke e mbyllur takimin  me rezultatin e përgjithshëm 4-6, 6-3, 6-2, 6-1.

Të shtunë argjentinasi do të luajë gjysmëfinalen e tij të parë në US Open, të dytën në karrierë, pas asaj të humbur ndaj Federer në turneun e Roland Garros.

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›