E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, Obama përshëndet uljen e papunësisë

SHBA - Presidenti amerikan, Barack Obama përshëndeti sot uljen e përqindjes të papunësisë në SHBA, por përmendi shkarazi numrin e ulët të vendeve të reja të punës duke i kërkuar Kongresit të reagojë lidhur me këtë çështje.

Pas publikimit të shifrave dekurajuese që tregojnë krijimin e vetëm 115 000 vendeve të punës në muajin prill, Obama, i cili u shpreh para liceistëve në Arlington, në jug të Uashingtonit, preferoi të insistonte në faktin se përqindja zyrtare e papunësisë e kishte kaluar nga 8,2 për qind në 8,1 për qind.

Presidenti demokrat, i sulmuar nga kundërshtari i tij republikan, kandidati për presidencialet, Mitt Romney për bilancin ekonomik gjashtë muaj nga zgjedhjet presidenciale të 6 nëntorit, theksoi gjithashtu se që prej krizës më të rëndë ekonomike, që prej depresionit të viteve 1930, ne kemi krijuar më shumë se 4,2 milionë vende pune në 26 muajt e fundit. 

(ar.si/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›