E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjermani, qeveria nuk ka frikë nga kandidati François Hollande

Berlin - Qeveria gjermane nuk ka pasur kurrë frikë nga François Hollande, kandidati socialist në zgjedhjet presidenciale të Francës, deklaroi sot një zëdhënës i qeverisë në një konferencë shtypi.

Ai iu përgjigj një pyetjeje pas një artikulli në gazetën e përditshme gjermane, "Süddeutsche Zeitung”, e cila kishte shkruar: "Frika nga kandidati Hollande zbehet në kancelari".

Zëdhënësi konfirmoi kontakte mes diplomatëve gjermanë dhe ekipit të kandidatit, François Hollande, favoriti i sondazheve për t'u zgjedhur ditën e dielë, pa dhënë hollësi të mëtejshme.

Sipas gazetës, "Süddeutsche Zeitung", që citon një dokument të hartuar nga diplomatë gjermanë, kandidati Hollande do të ishte i gatshëm për një zgjidhje pragmatike për traktatin buxhetor.

"Ekipi i tij do të punojë për elementë konkretë për të përfunduar traktatin, që pritet të diskutohen në mënyrë jozyrtare me Berlinin. Kandidati Hollande do të shkojë kështu në drejtimin e kancelares Merkel, e cila nuk do të diskutojë përsëri për traktatin", theksoi gazeta.

(ar.si/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›