E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, Obama “pro”, ligjeve për punësimin

Mes një mori lajmesh negative për ekonominë në ditët e fundit, presidenti Barak Obama po i bën thirrje ligjvënësve të miratojnë ligje, që do të hapnin vende pune për amerikanët.
Korrespondenti i “Zërit të Amerikës” në Shtëpinë e Bardhë, Kent Klain na informon se presidenti i bëri këto komente pasi edhe një tjetër nga këshilltarët e tij financiarë u largua dhe pasi një nga agjencitë kryesore të vlerësimit të kredive uli për herë të parë në histori klasifikimin për Shtetet e Bashkuara.
Java e kaluar filloi me një zhvillim premtues për Presidentin Obama, kur republikanët në Kongres arritën marrëveshje për ngritjen e tavanit të borxhit kombëtar dhe uljen e deficitit buxhetor.
Edhe shifrat më të mira nga sa priteshn për papunësinë në muajin korrik treguan se ekonomia nuk po gjeneron mjaft vende pune për të nxitur mëkëmbjen.
Në fjalimin e tij të përjavëshëm në radio dhe në internet, Obama tha se me debatin e mbyllur për momentin për tavanin e borxhit, ai po përqendrohet në krijimin e vendeve të punës.
Presidenti do të bëjë fushatë intensive në javët e ardhëshme që publiku të mbështesë programin e tij ekonomik. Fushata do të përfshijë një turne me autobus në rajonin qendror të Shteteve të Bashkuara.
Sekretari i Shtypit i Shtëpisë së Bardhë, Xhej Kerni lëshoi një deklaratë me shkrim dje, në të cilën u bëhet thirrje ligjvënësve demokratë dhe republikanë të punojnë sëbashku për të forcuar ekonominë dhe për të ulur deficitin. Deklarata bëhet një ditë pasi S&P vendosi të ulë klasifikimin e kredisë për Shtetet e Bashkuara.
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›