Shqipëria e aftë të plotësojë kërkesat e tregut kosovar

Në një prononcim për mediat, kryetari i Këshillit të Agrobiznesit Shqiptar, Enver Ferizaj, tha se fermerët shqiptarë duhet të përfitojnë nga embargoja reciproke mes Serbisë dhe Kosovës.
Sipas tij, bashkëpunimi bilateral Shqipërisë-Kosovë do të sjellë një dyfishim në eksportin e produkteve bujqësore vendase drejt Kosovës. Ferizaj tha gjithashtu se, falë marrëveshjes që nënshkruam pak ditë më parë në Prishtinë ndërmjet KASH dhe Aleancës Kosovare të Biznesit (AKB) do të rriten edhe investimet private në sektorin bujqësor të të dy vendeve.
Eksportet e produkteve bujqësore drejt Kosovës kanë njohur rritje me rreth 35% gjatë 6-mujorit të parë të këtij viti, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. /Start/
2011-08-06 12:07