E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndryshimet e kombesise ne serbe Gjykata e Shkodres ne Kushtetuese

Masiviteti i kerkesave pas Sarandes edhe Shkodra kerkon ndryshimin e ligjit Per Gjendjen Civile dispozita per kombesine

Gjykata e Shkodres i drejtohet Gjykates Kushtetuese per ndryshimet masive te kombesise ne kete qark. Ashtu si kolegu i tij i Gjykates se Sarandes z. Alltun Cela edhe kryegjyqtari i Shkodres z. Andri Ymeri i drejtohet Kushtetueses per ligjin e Gjendjes Civile duke kerkuar shfuqizimin e dispozites per kombesine. Fakti u be publik gjate takimit te zhvilluar dje ne mjediset e Universitetit te Shkodres ne pranine e qindra intelektualeve pedagogeve juristeve gjyqtareve dhe studenteve ne pranine edhe te zv.kryetarit te Keshillit te Larte te Drejtesise Kreshnik Spahiu. Ne takim u diskutua per problemet juridike te ketij qarku dhe nder te tjera takimi u perqendrua ne ceshtjen e debatuar kohet e fundit ne lidhje me ndryshimin e kombesive. Ditet e fundit ne kete gjykate ka pasur kerkesa per lenien e kombesise shqiptare dhe marrjen e kombesise serbo-malazeze. Pjesemarresit theksuan mbeshtetjen masive per qendrimet juridike dhe kushtetuese te numrit dy te KLD-se Kreshnik Spahiu. Gjate takimit zv.kryetari Kreshnik Spahiu beri thirrje per me shume ndergjegje juridike dhe kombetare ne lidhje me ceshtjen e ndryshimit te kombesive dhe per me teper ne lidhje me procesin e vete deklarimit pa prova dhe dokumente te kombesise gjate regjistrimit te popullsise. Nder te tjera zoti Spahiu deklaroi se procesi i parandalimit te ndryshimit masiv dhe artificial te kombesive kerkon nje zgjidhje te shpejte kushtetuese si menyre per te frenuar nje proces antievropian qe po ndodh ne Shqiperi. Shkodra djepi i kultures dhe artit shqiptar nuk mund te lejoje pazaret e ndryshimit te kombesive. Respekti per fqinjet serbo-malazeze eshte kundrejt parimeve te reciprocitetit dhe nuk mund te tolerohen shenjat e inferioritetit deri ne ndryshimin e origjines dhe kombesise - deklaroi z. Spahiu. Gjate takimit z. Spahiu shprehu rezerva per regjistrimin e popullsise mbi baza etnike dhe fetare pasi asnje shtet nuk mund te detyroje qytetaret e vet te deklarojne perkatesine etnike dhe fetare. Keto te drejta kushtetuese garantohen per tu shprehur lirisht dhe jo forcerisht me formulare qe plotesohen shtepi me shtepi. Ne duhet te jemi besnik te kushtetutes dhe cdo akt ligjore duhet te dale ne baze dhe per zbatim te ketij themeli te shtetit juridik. Nese per shkak te varferise sot qytetaret etnik shqiptare transformohen ne grek serb malazeze etj atehere kjo do te humbase identitetin e vete shtetit dhe do te shkaktoje paqendrueshmeri shoqerore ne te ardhmen e afert te ketij vendi. Jam krenar te jem sot ne Shkodren historike me kombesi etnike - ishte mesazhi i fundit i Spahiut ne takimin me intelektualet e qytetit. Gjate fjales se zv.kryetarit te KLD-se Kreshnik Spahiu ne prani te pjesemarresve u komunikua kerkesa adresuar Gjykates Kushtetuese nga kryetari i Gjykates se Shkodres Andri Ymeri per antikushtetutshmerine e ligjit Per Gjendjen Civile pas pezullimit qe ky i fundit i kishte bere ceshtjes gjyqesore me objekt ndryshimin e kombesise nga shqiptare ne serbo-malazeze. Nje jave me pare nje kerkese e ngjashme drejtuar Gjykates Kushtetuese u adresua nga kryetari i gjykates se Sarandes zoti Alltun Cela.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›