SHBA, Pentagoni investon 80 milionë dollarë për bombën e re

Mediat e huaja kanë publikuar sot lajmin se Shtetet e Bashkuara të Amerikës por përgatiten për luftë me Iranin. Sipas mediave amerikane dhe ato europiane, Pentagoni i ka kërkuar ndihmë industrisë ushtarake për të prodhuar një bombë të veçantë e cila të jetë në gjendje që të shkatërrojë strehimet nëntokësore iraniane, që janë të mbrojtura mirë. Por specialistët e forcave ajrore të SHBA-së bomba e re nuk do të mund t`i shkatërrojë menjëherë bunkerët iranianë.
Në shtatorin e vitit të kaluar aviacioni amerikan ka marrë në dorëzim rreth 20 bomba të fuqishme. Por ndërsa shërbimet e caktuara kanë analizuar strehimet iraniane dhe pas disa testesh zyrtarët kanë arritur në përfundimin që kjo ngarkesë mund të mos mjaftojë në rast se vendoset të bombardohet Irani nga ana e SHBA-së.
Pentagoni pasi ka shpenzuar rreth 330 milionë dollarë, ka kërkuar investime shtesë, në vlerën e 82 milionë dollarëve, në mënyrë që bomba e porositur pranë industrisë së luftës të jetë sa më e fuqishme dhe sa më eficente. Ndërkohë që po bëhen përgatitjet dhe studiohen alternativat.
Shqetësimi i fundit i Pentagonit është impianti bërthamor iranian Fordoë që në bazë të informacioneve të fundit, gjendet në brendësi të një mali dhe konsiderohet një "mur" i pakalueshëm për Washingtonin. Për ndërtimin e këtij strehimi brenda në mal kanë kontribuar mjaft inxhinierë nga Koreja e Veriut, që janë specialistë pikërisht për ndërtimin e këtyre lloj tunelesh, të pashkatërrueshëm nga asnjë bombë.