E Shtunë, 31 Tetor 2026

Westerwelle kërkon “përmbajtje” nga Irani

Gjermania i ka bërë thirrje Iranit të përmbahet, pas kërcënimeve të këtij të fundit se do të ndalojë dërgesat e naftës për Evropën.

Ministri i Jashtëm gjerman, Guido Westereelle, tha se Bashkimi Evropian nuk do ta lejojë Teheranin që të ndalojë naftën tashmë të paguar nga firmat evropiane.

Vestervelle e ka quajtur kërcënimin një “përshkallëzim të rrezikshëm të retorikës”, duke thënë se BE-ja “do të gjejë mënyra për të kompensuar ndalesat”.

Irani ka reaguar me zemërim ndaj sanksioneve të reja të bllokut evropian kundër programit të tij bërthamor. BE-ja ka vendosur embargo ndaj naftës iraniane dhe sanksione ndaj Bankës Qendrore të këtij vendi. Këto masa do të hyjnë në fuqi nga 1 korriku.

Parlamenti iranian pritej të votonte sot për të ndaluar brenda ditëve të ardhshme dërgesat e naftës në BE, por legjislacioni është vonuar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›