E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ushtria kineze nën kontrollin komunist

Presidenti i Kinës, Hu Xhintao, tha se Partia Komuniste në pushtet mban kontrollin e mbi 2.3 milionë pjesëtarëve të ushtrisë kineze. Ai e ka bërë këtë deklaratë për gazetën ushtarake “Ushtria Çlirimtare”.

Analistët thonë se pohimet e tilla kanë për qëllim të kundërshtojnë çdo lëvizje drejt nacionalizimit të ushtrisë, duke e bërë atë përgjegjëse ndaj qeverisë dhe jo partisë.

Ushtria Çlirimtare, vitet e fundit, është pajisur me aeroplanë ushtarakë dhe pajisje të tjera të avancuara.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›