E Diel, 1 Nëntor 2026

Kush sulmon institucionet do te perballe me ligjin

PS ka kontaktuar persona te inkriminuar per ti perdorur ne proteste. Qytetaret me kane cuar sms se u jane ofruar 30 deri ne 200 mije leke. Zgjedhjet e reja vetem ne qershor 2013

Kryeministri Berisha akuzoi dje gjate nje interviste ne emisionin Opinion drejtues te Partise Socialiste se kishin kontaktuar me eksponente kriminale per ti perdoruar ata ne protesten qe do te zhvillohet sot. Por nga ana tjeter kreu i qeverise shprehu besimin se qytetaret sdo te bejne veprime antikushtetuese. Ai gjithashtu paralajmeroi Nese njerezit e inkriminuar tentojne hyrjen ne institucione do veproje forca e ligjit. Duke folur per protesten e sotme Berisha tha Qytetaret me kane cuar sms se u jane ofruar 30 deri ne 200 mije leke le ti marrin edhe dyfishin e lekeve por te zbatojne rregullat e protestes. Nderkohe ai theksoi edhe nje here se nuk do te kete zgjedhje te parakohshme. Zgjedhjet parlamentare do te jene javen e fundit te qershorit 2013 - tha Berisha ndersa theksoi se ai do te respektonte protesten edhe sikur kjo te vazhdonte per muaj me radhe.

I pyetur per videon Berisha sqaroi se nuk kishte pasur dijeni per permbajtjen e saj. Nese ka te tjera video Prifti ti coje ne prokurori skam dijeni per te tjera - tha kreu i qeverise ndersa akuzoi kreun e Partise Socialiste Edi Rama se kishte manipuluar paturpesisht. Rama ka patologji ndaj meje me ka sulmuar edhe vajzen e dhendrin une se kam akuzuar kurre per gjera te paqena. Ai ndau parate me klanin Gina gruan e mori per pasuri kishte lidhje me Ginen ai e defaktorizoi PS-ne. Akuzat e mia nuk jane politike por kane te bejne me vlerat - theksoi kreu i qeverise. Ai gjithashtu ka sqaruar qendrimin e mbajtur ne seancen e fundit parlamentare. Ishte nje moment histerie kolektive. Ruci kercenoi gjithe kohen te tjeret mu afruan mua qe mos te flisja duke me share. Kryesoret ishin bijte e bllokmeneve e bene miting ndaj e bera dhe une si miting. PS beri veprim histerik - tha kreu i qeverise.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›