SHBA: Protesta kundër hyrjes së neonazistëve në parlamentin grek
Një organizatë amerikane e cila lufton diskriminimin ka dënuar me forcë hyrjen e partisë së ekstremit të djathtë, Agimi i Artë në Parlamentin grek. Liga Antishpifje, një organizatë që lobon prej kohësh kundër antisemitizmit që nga viti 1913, është shprehur e alarmuar për ngritjen në pushtet të një partie që ata e cilësojnë si neonaziste. Në një letër dërguar presidentit grek Papulias, organizata amerikane anti- shpifje, i ka kërkuar që tu dërgojë një mesazh të qartë popullit të greqisë se ideologjia e kësaj partie nuk duhet toleruar. Organizata shpreson se presidenti grek nuk do të lejojë që deputetët e kësaj qeveri të jenë pjesë e koalicionit qeverisës. Agimi i Artë mblodhi një numër të paprecedent votash në zgjedhjet e së dielës në Greqi, duke premtuar se do të zhdukë emigrimin e paligjshëm në vend, duke i cilësuar gazetarët si gënjeshtarë dhe duke i paralajmëruar tradhtarët që të vrapojnë të frikësuar. Kjo është hera e parë që kjo parti ka deputetët e saj në parlament. Duke Iu referuar emigrantëve të paligjshëm lideri i kësaj partie ka propozuar që në kufijtë grekë të vendosen mina toke për të ndaluar hyrjen e emigrantëve.
...