SHBA/ Qëllohen për vdekje 6 persona, midis tyre nëna 17-vjeçare me foshnjën e saj 6 muajshe

Gjashtë persona, duke përfshirë një nënë 17-vjeçare dhe foshnjën e saj 6-muajshe janë vrarë në një shtëpi në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Autoritetet po kërkojnë për dy autorë të dyshuar të këtij krimi.
Sipas raportimeve të mediave amerikane, rreth orës 3:30 të mëngjesit u dëgjuan të shtëna të shumta në rezidencën në Goshen.
Policia gjeti dy viktima dhe një person të tretë të qëlluar për vdekje në hyrje të rezidencës, ndërsa tre viktimat e tjera u gjendën brenda shtëpisë.
Autoritetet bënë të ditur se po kërkojnë për të paktën dy të dyshuar. Sipas tyre, dyshohet me vrasjet mund të ketë lidhje një prej bandave në atë zonë e cila mund të ketë të bëjë me trafikun e lëndëve narkotike.
/rtsh.al/