Sanksionet/ Nga 5 shkurti ndalohen produktet e naftës ruse, BE nxiton të marrë masa

Më 5 shkurt pritet që Evropa të ndalojë importet e produkteve të naftës ruse. Ky vendim pritet të ketë efekte të mëdha në tregtinë globale të naftës.
Për këtë arsye, blerësit po nxitojnë të mbushin rezervuarët e magazinimit të naftës. Nga ana tjetër, ky vendim merret për të goditur ekonominë e Rusisë dhe për të rritur pavarësinë e Bashkimit Evropian nga nafta ruse, transmeton Reuters.
Vendet e G7-së, duke përfshirë SHBA-në, Australinë dhe BE-në, po hartojnë një mekanizëm të ngjashëm të kufirit të çmimit për karburantet e rafinuar të Rusisë si dizel, vajguri dhe naftë, duke nisur që nga 5 shkurti.
/rtsh.al/