SHBA: Qeveria e Libanit do të vlerësohet sipas veprimeve

Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka deklaruar se ndaj qeverisë së re të Libanit do të marrin qëndimin “për të pritur e për të parë”.
Pas pesë muajve të negociatave, kryeministri i ri i Libanit, Naxhib Mikati, mbrëmë ka shpallur qeverinë e re 30 anëtarëshe, në të cilën grupi militant Hezbollah dhe aleatët e tij, kanë shumicën.
Shtetet e Bashkuara e konsiderojnë Hezbollahun, që mbështetet nga Irani dhe Siria, grup terrorist.
Zëdhënësi i Departamentit të shtetit, Mark Toner, tha mbrëmë se Shtetet e Bashkuara do ta vlerësojnë qeverinë e re nga aksionet e saj dhe ka kërkuar nga ajo, që ta mbështes tribunalin e OKB-së, që po zhvillon hetime për vrasjen e ish kryeministrit, Rafik Hariri, në sulmin me bombë në vitin 2001, për të cilin, në masë të madhe, ishte fajësuar Siria.