E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA Republikanet te pakenaqur me transferimin e nje te dyshuari somalez per terrorizem

Rasti i nje shtetasi somalez i cili kohet e fundit u soll ne Nju Jork pasi u mor ne pyetje ne nje anije te marines sugjeron se administrata e presidentit Obama ka gjetur nje menyre te re per tu marre me te dyshuarit per terrorizem te cilet jane kapur jashte vendit. Por ceshtja ka shkaktuar ferkime mes presidentit Barak Obama dhe udheheqesve republikane ne Kongres. Korrespondenti i Zerit te Amerikes Jerome Socolovsky njofton nga Uashingtoni.

Nje nga premtimet e para te presidentit Obama pas marrjes se detyres ishte mbyllja e burgut ushtarak ne Gjirin e Guantanamos ne Kube. Ai ka mbyllur tashme vendet e fshehta te CIA-se jashte vendit ku te dyshuarit per terrorizem merreshin ne pyetje.

Pra nuk ishte e qarte se cfare kishte planifikuar te bente administrata e tij ne qofte se jashte vendit kapet nje person i dyshuar per terrorizem.

Ahmed Abdulkadir Warsame u mbajt i arrestua me 19 prill. Ai u pyet per gati dy muaj ne bordin e nje anije luftarake dhe zyrtaret thone se ai dha informacione te rendesishme ne lidhje me grupet militante ne Somali dhe Jemen.

I dyshuari somalez kohet e fundit u soll ne nje gjykate te qarkut ne Nju Jork per tu gjykuar.

Andrea Prasow i cili punon per organizaten e te drejtave te njeriut Human Rights Watch thote se kjo ishte nje menyre e mire per te trajtimin e kesaj ceshtjeje.

Sipas mendimit tim fakti qe qeveria vendosi ta sjelle kete person ne distriktin jugor te Nju Jorkut per ta ndjekur penalisht eshte nje shenje e shkelqyer dhe tregon ate qe ne kemi degjuar nga kjo administrate gjate gjithe kesaj kohe - se ata e kuptojne se gjykatat federale amerikane jane mjet i fuqishem ne luften kunder terrorizmit.


Udheheqesi republikan i Senatit Mitch McConnell tha se zoti Warsame duhej te dergohej ne Guantanamo.

Republikanet duan qe te huajt e dyshuar per terrorizem te gjykohen ne gjykatat ushtarake. Ata kane udhehequr perpjekjet e suksesshme te Kongresit per te parandaluar administraten te transferoje te burgosurit nga Guantanamo ne territorin amerikan per gjykim ne gjykatat federale.

Cully Stimson ish-zevendes Ndihmes Sekretar i mbrojtjes sot me organizaten konservatore Fondacioni Heritage thote se shume ligjvenes amerikane nuk jane te kenaqur qe u njoftuan per transferimin e zoti Warsame ne territorin amerikan pasi ai kishte ardhur ketu.

Shume prej tyre jane duke menduar se kjo administrate e beri kete ne menyre te fshehte duke i shkuar terthorazi njoftimit te Kongresit dhe duke thene se ata kishin sjelle nje terrorist te dyshuar ne Shtetet e Bashkuara.

Nje nga arsyet qe disa ligjvenes nuk duan gjyqe civile eshte sepse te pandehurit do te trajtoheshin si shtetasit amerikane. Nje nga te drejtat qe ata do te fitonin per shembull njihet si paralajmerimi Miranda qe do te thote se nje te pandehuri i behet e ditur qe ne momentin e pare te ndalimit se ai ka te drejte te qendroje i heshtur dhe te konsultohet me avokatin para se ti pergjigjet pyetjeve qe mund ti behen.

Mason Clutter nga organizata Projekti i Kushtetutes e cila synon te forcoje sundimin e ligjit ne Shtetet e Bashkuara thote se keto te drejta nuk jane te zbatueshme per sherbimet e zbulimit qe i marrin ne pyetje te te dyshuarit ne luftanije.

FBI-ja ka aftesine per te mbledhur informacione te zbulimit nga nje individ para se ti lexohen atyre te drejtat qe u takojne dhe nese pas njohjes me te drejtave ata heqin dore nga ato atehere FBI-ja mund te vazhdojne ti marre ata ne pyetje.

Zyrtaret thone se zoti Warsame hoqi dore nga te drejta dhe ka vazhduar te jap informacione.

Nje tjeter ceshtje e ngritur nga avokatet e te drejtave te njeriut eshte nese forcat amerikane kishin autorizim per te kapur te dyshuarin pasi ai nuk eshte anetar i Al-Kaides e cila ishte pergjegjese per sulmet e 11 shtatorit 2001.

Por dokumentet e gjykates pohojne se ai luftoi me grupin militant Al-Shabab  me baze ne Somali dhe ka ndihmuar ne trajnimin e anetareve te Al-Kaides ne Gadishullin Arabik me baze ne Jemen.
Sheikh Ali Hassan Mohamoud studiues fetar somalez jeton ne Arabine Saudite dhe njihet si ekspert i grupeve militante ne Somali. Ai bisedoi me sherbimin somalez te Zerit te Amerikes.

Marredheniet midis grupit Al-Shabab dhe Al-Kaides nuk jane marrdhenie sekrete.

Sheiku Hassan thote se grupi Al-Shabab ka marre municione nga Al-Kaida ne Jemen nderkohe qe komandante te larte te grupit Al-Shabab jane stervitur ne kampet e Al-Kaides ne Afganistan.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›