E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tregu i aksioneve bie Italia mund te behet pjese e krizes

Bursat e aksioneve rane ndjeshem te henen pasi investitoret po ndihen gjithnje e me te shqetesuar se kriza e borxheve ne Evrope mund te preke edhe Italine. Krahasuar me madhesine e ekonomise se saj Italia ka borxhet me te medha ne Evrope pas Greqise.

Investitoret mesa duket u tronditen nga perplasjet politike ne qeverine italiane per shkak te buxhetit te propozuar qe parashikon masa shtrenguese te cilat synojne pakesimin e borxhit.  Ministrat e financave te BE-se u takuan ne Bruksel per te diskutuar rreth krizes se borxheve.

Deri tani Irlanda Portugalia dhe Greqia kane marre ndihma ne forme kredish nga vende te tjera te BE-se ndersa zyrtaret e larte te financave po hartojne nje pakete te dyte ndihmash per Greqine. Ndihmat per Italine do te ishin me te veshtira pasi ky vend ka ekonomine e trete me te madhe te Evropes qe nuk mund te krahasohet me ekonomite me te vogla te vendeve qe kane marre ndihma deri tani.  

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›