Takimi i kater presidenteve te rajonit masa sigurie ne Oher

Policia maqedonase
Oher 11 korrik 2011 NOA 8211 Per shkak te sigurise se qarkullimit te kater delegacioneve presidenciale te rajonit dhe autoveturave qe do ti shoqerojne ne disa drejtime te akseve rrugore ne Oher do te kufizohet perkohesisht levizja e mjeteve.
Ministria e Brendshme ka ndermarre masa per levizjen dhe qarkullimin e delegacioneve per takimin e planifikuar mes presidenteve te Maqedonise Gjorgje Ivanov te Shqiperise Bamir Topi te Kosoves Atifete Jahjaga dhe te Malit te Zi Filip Vujanovic takim qe do te realizohet ne Oher.
Masat e policise ne Oher ne rend te pare jane ndermarre ne drejtim te sigurise fizike te objekteve dhe hapesires gjate vizites se presidenteve dhe delegacioneve qe i shoqerojne dhe do te jene ne funksion te levizjeve te papenguara gjate takimit i cili do te organizohet nen patronazhin e presidentit maqedonas.
Per shkak te sigurise se qarkullimit te delegacionit dhe autoveturave qe do te shoqerohen ne disa drejtime te akseve rrugore perkohesisht do te kufizohet levizja e mjeteve duke bere rregullimin fizik te trafikut nga ana e policise rrugore-bejne te ditur nga SPB-ja ne Oher.
SPB-ja ne Oher ka intensifikuar masat e sigurise ne komunikacion duke njoftuar edhe me shkrim pronaret e veturave te parkuara ne bulevardin Turisticka si dhe ne pjesen e vjeter te qytetit me rastin e shetitjes dhe vizites se monumenteve kulturore ne pjesen e vjeter te qytetit qe do ti bejne presidentet.
Gjate vizites se monumenteve kulturore-historike ne disa pjese te qytetit disa akse dhe rruge tjera nuk do te lejohet ndalimi apo parkimi i veturave dhe do te ngrihen me ane te kacubetit veturat qe do te konsiderohen si gabimisht te parkuara.
Nga ana e policise do te zbatohen edhe masat e tjera ligjore si pjese e masave te sigurise te SPB-se ne Oher.
Njeheresh SPB ne Oher i ben apel qytetareve qe pos rastesh te patjetersueshme te mos perdorin autoveturat e tyre gjate kohes kur do te mbahet takimi rajonal i presidenteve.
Sipas informacioneve presidentet pritet te hyjne ne Oher gjate oreve te pasdites se sotme.
Presidenti Filip Vujanovic do te mberrije me aeroplan ne aeroportin e Ohrit ndersa presidentja Atifete Jahjaga pritet qe te kaloje ne oret e mbremjes pertej pikes kufitare te Hanit te Elezit kurse presidenti Shqiptar Bamir Topi do te hyje permes pikes kufitare te Qafe e Thanes.
INA/NOA