E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pajaziti: Qarqe të caktuara krijojnë dhunë në Kosovë

Prishtinë-Ministri i Brendshëm i Kosovës, Zenun Pajaziti, tha se qarqe të caktuara vazhdimisht po përpiqen të krijojnë imazhe dhune në veriun e Kosovës. Në një intervistë me BBC-në, ministri tha se institucionet vendase dhe ato ndërkombëtare do të menaxhojnë situatën në veri të Kosovës duke mos lejuar krijimin e imazheve të këqija për Kosovën. Pajaziti theksoi se kapacitetet e policisë së Kosovës dhe të misionit evropian për drejtësi dhe polici, EULEX, janë të mjaftueshme për të menaxhuar situatën në veri. Ai shtoi se autoritetet janë të kujdesshme që të mos shkaktojnë reagime të popullatës vendase serbe, që sipas tij, jeton në një mjedis më të politizuar.

“Nuk dua që të spekuloj për ata që i nxisin këto akte, por dua të them se askush nuk do të mbetet i pandëshkuar, e kam fjalën këtu për ata që i shfrytëzojnë këto situata festash pë rtë krijuar incidente. Unë nuk po paragjykoj se do të ketë incidente. Dua t'i siguroj qytetarët në veri që të rrinë të qetë sepse ne i kemi përforcuar masat e sigurisë, pra institucionet tona vendore, por po ashtu edhe EULEX dhe KFOR-i. Qytetarët duhet të besojnë në institucione dhe në përkushtimin e institucioneve tona e atyre ndërkombëtare”-theksoi Pajaziti në një intevistë për BBC-në.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›