SHBA: Rod Bllagojeviq shpallet fajtor

Ish guvernantori i shtetit amerikan, Ilinois, Rod Bllagojeviq, është shpallur fajtor sipas 17 prej gjithsej 20 pikave të aktakuzës, përfshirë edhe 11 pika të ndërlidhura me përpjekjen e tij për të tregtuar me vendin e zbrazët në Senatin amerikan, pasi Barak Obama, u bë president.
Gjyqtari Xhejms Zejgel tha se Bllagojeviqit do t`i ndalohen udhëtimet jashtë qarkut verior të Ilinoisit pa leje gjyqësore.
Seanca ku do të përcaktohet dënimi për zotin Bllagojeviq, do të mbahet më 1 gusht.
Rod Bllagojeviq është arrestuar në dhjetor të vitit 2008, ndërsa pas një muaji është shkarkuar nga posti i guvernatorit.
Prej fillimit të procesit gjyqësor ai ka deklaruar se nuk është fajtor.