E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA Romni dhe Santorum ne krye te gares per emerimin e Partise Republikane

Kater kandidatet per emerimin e Partise Republikane jane perballe njeri tjetrit per here te pare nga qe muaji janar ne nje debat te drejtperdrejte televiziv per gjithe vendin.

Debati ne Arizona mbreme zhvillohet nje faqe te rendesishme te emerimit te kandidatet kur ish senatori i Pensilvanise Rik Santorum dhe ish guvernatori i shtetit Mesacusets Mit Romni jane ne nje gare te ngushte per vendin e pare.

Te dy kandidatet kryesore u perplasen me njeri tjetrin lidhur me lidhur me veprimet e tyre per shpenzimet qeveritare. Romni tha se Santorum kishte votuar pese here per ngritjet e nivelit te borxhit amerikan ceshtje te cilen e ka perseritur vazhdimisht gjate fushates.

Santorum u pergjegj se Romni kishte mbeshtetur ngritjen e nivelit te borxhit veten e kaluar dhe ishte nje favor te ngritjet se taksave per nje perqindeshin me te ardhurat me te larta te popullates ne Shtetet e Bashkuara gje te Romni i mohoi.

Kongresisti nga Teksasi Ron Pol iu bashkua sulmit duke thene se Santorum ishte nje konservator fallso i cili thote nje gje gjate fushates dhe praktikon dicka tjeter pasi zgjidhet madje me vone zotohet te anulloje programe te cilat ka mbeshtetur.

Sulmet ndaj praktikes se ish senatorit Santorum tregojne shtimin e rendesise se tij ne garen e emerimit. Sipas rezultateve te nje sondashi te Universitetit Kuinipak te publikuara dje  Santorum eshte ne krye me 9 perqind me shume se sa Romni.

Nga ana tjeter sondazhet tregojne se Santorum do te humbiste ndaj Presidentit demokrat Barak Obama ne zgjedhjet e pergjitheshme ndersa gara Obama-Romni do te ishte shume e ngushte.

Analistet politike thone se debati i mbremshem ku moren pjese edhe ish kryetari i Dhomes se Perfaqesuesve te Kongresit amerikan Njut Gingric dhe kongresisti nga Teksasi Ron Pol mund tu kene bere nje pershtypje te madhe votuesve ne Arizona dhe Micigan shtetet qe mbajne zgjedhjet paraprake javen e ardheshme.

Me 6 mars votuesit ne 10 shtete shkojne ne votime per te zgjedhur kandidatin qe do te ballafaqohet me Presidentin Obama ne zgjedhjet e pergjithshme te nentorit. Kjo dite quhet ne Shtetet e Bashkuara super e marta.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›